Dërgoi Realin në finalen e Ligës së Kampionëve, Pele me elozhe për Rodrigon: E dija që do të vinte dita jote

Përmbysja e Realit në “Santiago Bernabeu” ndaj Mançester Sitit nuk do të ishte bërë kurrë realitet pa të në fushë. Rodrigo Goesh u bë lojtari i parë që shënon dy herë pas minutës së 90- të në një ndeshje me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve.

pele - rodrigo

Sulmuesi brazilian u bë gjithashtu edhe lojtari i parë që shënon dy gola në një ndeshje të Champions-it si zëvendësues që prej Garet Bejlit në finalen kundër Liverpulit në Kiev (2018). Dhe paraqitjen e tij e vlerësoi edhe legjenda e futbollit Pele.

Përmes një postimi në “Instagram” ai e uroi talentin te potenciali i të cilit ka besuar gjithnjë shumë, që kur luante për Santosin. “E dija gjithnjë që do të vinte një ditë kur do të uroja ty miku im”, shkruante Pele.

“Nuk ka mënyrë tjetër për ata që punojnë fort dhe dashurojnë atë që bëjnë. Ti ndriçon dhe do të na sjellësh shumë gëzime Rodrigo. Urime Realit të Madridit! Mezi po pres që të shoh finalen”, përfundonte mesazhi i 81-vjeçarit.

Dhe i menjëhershëm ishte edhe reagimi i sulmuesit të Realit, i cili e falënderoi për fjalët e tij të bukura. “Faleminderit për fjalët e tua, Mbret. Nuk do t’i harroj kurrë këshillat e tua dhe do të të jem përjetësisht mirënjohës”.

 

View this post on Instagram

A post shared by Pelé (@pele)

Ish-talenti i Santosit ka një marrëdhënie speciale me Pelenë, ashtu si Nejmar dhe brazilianët që kanë veshur fanellën e ishskuadrës së tij, Santosit: “Reali i Madridit është si Santosi në Brazil. Kristiano Ronaldo dhe Nejmar janë burimet e mia të frymëzimit. Jam një tifoz i madh i tyre. Pele, Nejmar, Robinjo janë shumë të rëndësishëm për mua dhe për skuadrën time të preferuar, Santosin. Nejmar është lojtari që kam ndjekur më shumë, por kam pasur shansin t’i takoj që të tre. Përpara se të transferohesha te Reali i Madridit vizitova shtëpinë e Pelesë dhe ai më dha bekimin”, tregoi Rodrigo gjatë një interviste për sajtin e Realit pak ditë më parë.

Arena e Lajmit


Dërgoi Realin në finalen e Ligës së Kampionëve, Pele me elozhe për Rodrigon: E dija që do të vinte dita jote

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook