Guardiola vendos objektivat pas eliminimit nga Championsi, Siti përgatit ofertën marramendëse për yllin e Barcelonës

Pep Guardiola duket se e ka lënë menjëherë pas krahëve eliminimin nga Championsi që pësoi nga Reali i Karlo Ançelotit. Tekniku spanjoll duket se ka filluar nga puna për ndërtimin e ekipit për sezonin e ardhshëm, ku një nga objektivat e merkatos është edhe mesfushori i Barcelonës, Frenki De Jong.

DE JONG

Sipas raportimeve nga “Goal”, 51-vjeçari e ka kërkuar personalisht mesfushorin holandez për ta aktivizuar së bashku në mesfushë me De Bryjne dhe Rodrin.

Kryesia e Sitit do të ishte e gatshme t’ia plotësonte këtë dëshirë trajnerit duke i ofruar Barcelonës 100 milionë euro për kartonin e lojtarit.

Mbetet për t’u parë nëse klubi katalanas do të dorëzohet përpara kësaj oferte të majme dhe do të lejojë largimin e De Jong drejt Anglisë.

Arena e Lajmit


Guardiola vendos objektivat pas eliminimit nga Championsi, Siti përgatit ofertën marramendëse për yllin e Barcelonës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook