Krahët e mbrojtjes dhe titullari i mesfushës, Inzagi me 3 “xhola” për fundin e kampionatit

Kur kanë ngelur vetëm tre javë nga përfundimi i Serisë A, Milani e Interi janë aty duke luftuar me njëri-tjetrin për të mbërritur i pari në “finish”.

Inzagi

Për ta realizuar, Pioli dhe Inzagi duhet të kaërcejnë pengesat që gjejnë përballë. Për këtë ama trajneri zikaltër mund t’i gëzohet xholave të tij, atyre që të shpërndarë mes mbrojtjes, mesfushës e krahëve janë bërë surprizat e këtij sezoni.

DIMARKO 1

DIMARKO

Federiko është ai që më shumë se të gjithë furnizon goditjet me kokë të zikaltërve. Fakti që Interi është skuadra që ka shënuar më shumë gola me kokë në Europë, i dedikohet edhe mesfushorit të majtë që Inzagi e ka kthyer në mbrojtës, shumicën e kohës edhe për mungesë alternativash. Impakti që ka dhënë Dimarko nuk është i pakët, sidomos në ndeshjet e fundit.

Ndaj Udinezes, por edhe ndaj Bolonjës, 24-vjeçari ka qenë faktor, me depërtimet nga qendra dhe me pasimet e tij, që i kanë dhënë trajtën e një futbollisti që ndërton lojën zikaltër duke lëvizur, një manovër kjo që kur Brozoviç bllokohet, jep menjëherë efektin e vet duke destabilizuar kundrshatrët.

CALHANOGLU 1

ÇALHANOGLU

Një tjtër xhol për lojën e Inzagit është Çalhanoglu që ka ngritur bariqendrën e lojës së zikaltërve duke u zhvendosur gjithmonë e më shumë afër zonës kundërshtare. Motivimi për këtë është i qartë: Interi ka sulmin më të mirë të turneut, por në një pikë të sezonit hasi vështirësi sepse aksionet e dy sulmuesve kryesorë nuk shoqëroheshin nga të tjerëtt.

Kështu, Inzagi nuk mund ta linte më larg portës një me leximin që turku i bën lojës dhe me aftësitë e tij në goditje dhe pasime. Për këtë gjithmonë e më shumë e shikojmë Çalhanoglunë të lëvizë në formë gjysmëhëne duke kaluar nga qendra e majtë deri në hyrje të zonës, gjithmonë në kërkim të episodit.

Dumfris

DUMFRIS

Më i paprituri ndoshta në këtë listë është Denzel Dumfris, që nuk pritej të merrte kaq shpejt vendin e Hakimit. Natyralisht mbrojtës i djathtë, sot i angazhuar në të djathtë të mesfushës me pesë të 3-5-2 të Inzagit, holandezi është burimi i fuqisë në korsinë e djathtë zikaltër dhe jo vetëm. Ndryshe nga të gjithë, pozicionimi i 26-vjeçarit është ndjeshëm më i avancuar se të tjerët, duke e gjetur veten jo pak herë në rolin e pykës, ashtu si në golin e shënuar ndaj Romës.

Ajo që e bën të rrezikshëm Dumfrisin, përveç shpëjtësisë ëështë edhe fiziku, mënyra si imponohet ndaj kundërshtarëve dhe mentaliteti ofensiv që ka, edhe pse ndonjëherë Shkriniar detyrohet t’i përballojë situatat në prapvijë vetëm.

Jo më kot Dumfris, Çalha e Dimarko kanë kontribuar të tre bashkë 30 herë në golat e Interit, mes rrjetashe asistesh, shifra që kur mungojnë vetëm 3 javë nga fundi nuk mund të injorohen.

Kundër Empolit misioni është vetëm fitorja për t’ia kaluar presionin Milanin dhe me tre xhola në dorën e tij, tani loja e Iznagit është më e thjeshtë.

Arena e Lajmit


Krahët e mbrojtjes dhe titullari i mesfushës, Inzagi me 3 “xhola” për fundin e kampionatit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook