Llogaritë e Laçit në katër javët e mbetura, ja sa pikë i duhen kurbinasve për të siguruar Europën nga kampionati

Java e 32-të e Kategorisë Superiore foli për Laçin, që me fitoren 2-0 në transfertë ka hedhur hapin e madh drejt sigurimit të pjesëmarrjes në Ligën e Konferencës përmes kampionatit. Gjithsesi, në kampin kurbinas është koha edhe për pak matematikë për sa u përket katër ndeshjeve të fundit.

LACI

Në 32 javë kurbinasit kanë grumbulluar 57 pikë dhe janë të dytët me një diferencë 10-pikëshe nga Tirana e vendit të parë. Matematikisht Laçi i trajnerit Shpëtim Duro mund të pretendojë edhe për kampion, pasi janë edhe 12 pikë në lojë.

Por kurbinasit janë të vetëdijshëm që ky mision është thuajse i pamundur, pasi Tirana vetëm vetë mund ta humbë kampionatin duke i humbur të katërta ndeshjet përkundrejt katër fitoreve të laçianëve.

Protagonistët e skuadrës kurbinase e kanë deklaruar se synimi i tyre mbetet sigurimi i pjesëmarrjes në Europë përmes kampionatit, objektiv i cili me 99% është i arritur 4 javë para fundit.

Duke ditur se janë edhe finalistë të Kupës së Shqipërisë dhe diferenca me Kukësin dhe Vllazninë e vendit të katërt dhe të pestë është 11 pikë, i bie që në katër javët e mbetura Laçit i duhet vetëm një pikë për ta siguruar 100% pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës nga Kampionati.

Nëse e mbyllin kampionatin në të njëjtën kuotë pikësh me Kukësin, të besuarit e trajnerit Duro renditen sipër verilindorëve falë bilancit pozitiv në katër përballjet e luajtura në kampionat, me dy fitore dhe dy barazime.

Ndërsa, nëse dalin me pikë të barabarta me Vllazninë i bie që të jenë poshtë shkodranëve, pasi Vllaznia është superiore në katër fazat e luajtura, me dy fitore, një barazim dhe një humbje.

Por duke qenë se dy skuadrat janë edhe në finale të Kupës dhe renditen në katërshen e parë, i bie që të dyja ekipet të shkojnë automatikisht në Europë, pavarësisht se kush e fiton trofeun e Kupës.

Pra, sipas llogarive të mbetura i bie që Laçit të Shpëtim Duros i duhet vetëm një pikë në katërt javët e mbetura në kampionat për të siguruar Europën nga kampionati. Kalendari i mbetur i kurbinasve është ky: Java 33 Laçi-Kastrioti; Java 34 SkënderbeuLaçi; Java 35 Teuta-Laçi; Java 36 Laçi-Partizani.

Arena e Lajmit


Llogaritë e Laçit në katër javët e mbetura, ja sa pikë i duhen kurbinasve për të siguruar Europën nga kampionati

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook