“Ndihet si titulli me Elbasanin”, Ilir Daja flet pas suksesit në Kosovë: Po përgatitemi për ndeshjet në Europë

Pas fitores së titullit kampion në Superligën e Kosovës, Ilir Daja ndihet gati për sfidat e radhës me Ballkanin e tij.

ilir daja

Në një prononcim për “Gazetën Blic Sport”, Daja ka folur lidhur me fitoren e kampionatit, të cilin e krahasoi me suksesin e tij në Superiore me Elbasanin, si dhe përgatitjet për ndeshjet në arenën europiane.

“Kam të njëjtën ndjesi që pata kur fitova titullin e parë kampion në sezonin tim të parë si trajner në Superligën shqiptare me Elbasanin

Është ndjesi e veçantë sidomos për faktin që është titulli i parë për këtë qytet sportdashës dhe me njerëz shumë mikpritës. Për herë të parë do të perfaqesojmë Suharekën në Evropë, kjo na e shton krenarinë

Duke nisur që nga nesër do vendosim pikët për forcimin e ekipit për Europën. Synojmë të shtojmë cilësinë dhe të rinovojmë me futbollistët në fund kontrate – por sigurisht kualiteti i ekipit është i duhuri për të qenë kompetitiv

Duke shpresuar edhe te shorti që te na ndihmojë, pavarësisht se jemi të vetëdijshëm për forcën e kundërshtarëve, ndonjëherë duhet të ëndërrosh që ëndrra të kthehet në realitet.”, u shpreh Daja.

Arena e Lajmit


“Ndihet si titulli me Elbasanin”, Ilir Daja flet pas suksesit në Kosovë: Po përgatitemi për ndeshjet në Europë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook