“Në futboll nuk fiton përherë ai që luan më mirë”, Shkëmbi: Partizani është më i qetë për momentin, Tiranën e shikoj…

Bledi Shkëmbi ka analizuar javën e fundit të luajtur në “Abissnet Superiore” në emisionin “Sport News”. Ai i është përgjigjur pyetjeve të moderatores Enxhi Biba, ku ka dhënë opinionin e tij gjithashtu dhe për derbin e kryeqytetit, por edhe për sfidat e tjera të javës së ardhshme.

bandicam 2022-05-06 17-51-17-945

Nuk është e lehtë të shpallesh kampion? – Tirana nuk po kalon një moment të mirë. Personalisht mendoj se ka të bëjë me motivimin. Nuk është diçka e mirë sepse duhet ta kishte vendosur titullin. Por ndoshta edhe për fatin tonë qenë këtë derbi të luhet për diçka më shumë, që Tirana të shpallet kampion dhe Partizani të luftojë për vendin e tretë.

Detajet? – Më bëri përshtypje. Lojtarë shumë nervoz. Edhe kur mbaroi ndeshja , disa lojtarë që shkuan te arbitri, është e pafalshme. Çdo gjë duhet të ngeli në fushë. Futbolli ka atë kulturën që duhet ta shfaqim të gjithë. Mos dalja e trajnerit është diçka që e mendoj se ka dashur të mbajë skuadrën të qetë. Nervozizmi prish shumë punë. Xhixha është një nga lojtarët kryesorë që nuk do të jetë në derbi.

Pse po çedon Tirana? – Mendoj se është skuadra. Disa nuk kanë eksperiencën. Pavarësisht që ata janë afër, 99% mendoj se janë kampion. Në ndeshjet e fundit nuk po bëjnë maksimumin. Nuk janë të motivuar. Nëse nuk do të kenë sukses në derbi, do të kenë më shumë presion.

Kthimi i Laçit? – Kur shikon rivalin që të ndjekës, patjetër të bënë të fut në presion. Ajo që të bënë të mendosh më shumë është shpërqendrimi. Dëgjoj lojtarë që do të ikin, që nuk kanë firmosur.

Si e shikon këtë derbi? – Nëse Tirana do të shpallej kampion, nuk do të ishte një derbi siç do të jetë nesër. Të dyja skuadrat kanë nga një motivim. Nuk diskutohet që derbi do të jetë gjithmonë derbi, pavarësisht pozicioneve që janë skuadrat, luhet për ta fituar. Por gjithmonë kur ka një motivim shtesë, një objektiv, bëhet më i bukur. Partizani vjen nga një fitore me Kukësin dhe nga ana psikologjike e shikojë shumë mirë. Ndërsa Tirana është ajo që thamë pak më parë, por derbit nuk i dihet.

Favorit? – Nga situata duket se Partizani është pak më tepër favorit. Duket më e qetë. Fitorja i ka dhënë shumë besim. Dy –tre javë çedoi pak. Ndeshja me Kukësin e riktheu në shinat e duhura. Ndoshta pak nga kjo pjesë, e shikoj Partizanin më afër për të marrë maksimumin.

Momentet kyçe? – Mendoj se Partizani ka diçka më shumë në sulm. Të gjithë lojtarët po i luajnë shumë mirë. Shikoj Tiranën pak të ngurtë dhe në fazën mbrojtëse, gjë që është shquar shumë. Derbi vendoset nga sekondat, nga momentet. Tirana nuk duhet të jetë si me Teutën, ndryshe do të gabojë sërish.

Kush është më lartë? – Kur e shikon se ku ka arritur Tirana, dihet që është më lartë, por nëse e merr nga javët e fundit, Partizani është një hap më përpara. Dëshira e Tiranës do të jetë të shpallet kampion përballë rivalit të përjetshëm.

Seferi? – Për sa i përket lojës, unë e shikoj të njëjtin. Nuk ka pasur fat në këto javë. Në një pjesë të kampionatit, sulmuesit kanë probleme. Me ato të dhëna që ka, ai jep maksimumin e tij, dhe mendojë që do të jetë ndeshja e tij.

Nuk ka shënuar në derbi. – Kur shënon gola në derbi, gjithmonë mbahet mend. Personalisht kam pasur fatin të shënojë gol në derbi, kështu që për këtë të jap të drejtë. Seferi është nga ata lojtarë, që ndeshjet e rëndësishme, kërkon t’i luajë mbi maksimumin e tij.

Çfarë do të thotë për ty derbi dhe kujtimi më i bukur në derbi? – Unë kam luajtur disa derbi. Mbaj mend me ekipin e Partizanit kur kemi luajtur me ekipin e Tiranës, ku kam shënuar dhe gol, kam dhënë dhe asist. Një fitore 4-1, një rezultat i thellë. Është kënaqësi ta luash dhe ta ndjekësh si tifoz.

Partizani më në formë? – Partizanin e shikoj më të qetë që nga ndërrimi i trajnerit. Por shikoj edhe skuadrën që ndryshoi, është më shumë entuziaste. Luan më qetë futboll dhe nuk ka më nervozizëm. Ndeshja e fundit kundër Kukësit ishte një ndeshje e përgatitur shumë mirë. Një pjesë e parë, nga më të mirat që kam parë. Kundër Kukësit është e vështirë të bësh atë lojë siç e bëri Partizani. Kjo është arsyeja dhe pse mendoj se është një hap para.

Konfirmimi i Mehmetit… – Është gjë e rëndësishme. Duhet të komplimentojmë presidentin. Në Shqipëri ka shumë thashetheme dhe këto sjellin dhe probleme për trajnerin. Dalja e presidentit duke i dhënë besim, i ka bërë mirë jo vetëm trajnerit, por të gjithë skuadrës.

Parashikim? – Nuk më pëlqen të parashikojë. Dua të jetë një ndeshje pa nervozizëm. Një ndeshje e bukur. Të fitojë më i miri. Por jo gjithmonë fiton më i miri në futboll, por dhe ai që luan më dobët që ka më pak fat.

bandicam 2022-05-06 17-32-59-934

Laçi-Kastrioti? – Janë lojtarët vetë që i menaxhojnë 90 minutat se çfarë japin.

Teuta-Egnatia? – Një finale. Teuta më pëlqeu me Tiranën. Kishte ndryshuar agresivitetin. Shikoj dhe te lojtarët besim. Është kthyer dhe entuziazmi. Egnatia vazhdon të jetë aty ku ka qenë gjatë gjithë kampionatit. Egnatia e nisi me synimin për Europë. Nuk diskutohet që një fitore në këtë ndeshje do të hapte sërish garën për vendin e tretë nga fundi.

Dinamo-Skënderbeu? – Ndjej trishtim. Është një ndeshje që secila do të mundohet të marrë tre pikë. Janë skuadra që luajnë mirë futboll, kanë futbollistë të mirë. Do të jetë një ndeshje që do ta ndjekë me kënaqësi.

Vllaznia-Kukësi? – Kukësi vazhdon të ketë probleme. Vllaznia nuk është në formën që ka pasur. Do të doja që të kishin një ndeshje siç luanin përpara disa javësh. Kjo do të jetë një ndeshje finale për zonë  e Europës. Skuadra që 90 minuta që do të jetë më e qetë, do të dalë fituese.

Stadiumi i ri, një pikë në dy ndeshje. – Ndeshjet në stadiumet dhe fushat e reja janë gjithmonë problematike për vendasit. Ajo sjell vetvetiu probleme tek lojtarët. Në futboll kur e mendon të fitosh me patjetër, atëherë nuk fiton.

Arena e Lajmit


“Në futboll nuk fiton përherë ai që luan më mirë”, Shkëmbi: Partizani është më i qetë për momentin, Tiranën e shikoj…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook