“SPAK s’duhet të intimidohet”/ Murati: Rama politikë me deklaratat e fundit, merakoset për përballjen me Metën e Berishën pas një viti

Screenshot 13

I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24”, Erl Murati ka folur në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, të cilat janë përkthyer si presion ndaj SPAK-ut.

Ai sqaroi se deklarata të tilla nuk ka arsye se përse të intimidojnë SPAK-un, sepse në shtete të tjera, organe të ngjashme janë përballur edhe me kërcënime serioze. Murati ka theksuar se deklarata të ngjashme kanë ardhur edhe nga opozita shqiptare.

Në lidhje me çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri, Murati tha se mendon që edhe këtë radhë, kreu i shtetit do të zgjidhet me votat e mazhorancës, ndërsa mbi situatën e opozitës, ai shtoi se nuk sheh bashkim pas 22 majit, por se një datë të rëndësishme sheh zgjedhjet pas një viti.

“Deklaratat e Ramës për SPAK janë shembull i një zakoni të hershëm tonin për tu marrë me punë e të tjerëve dhe jo me punët tona.Ashtu si prokuroria nuk orienton politikën e qeverisë, duhet që edhe qeveria mos orientonte prokurorinë. Olsion Çela nuk i thotë Ramës të japë apo jo koncesionin mbi Butrintin Ramës.

SPAK është ngritur për të ngacmuar folenë e grerëzave dhe gjarpërinjve. Një deklaratë qoftë edhe nga kryeministri nuk ka përse të përkthehet si presion. Një deklaratë politike është minimumi që SPAK duhet të presë. Në shtete të tjeera prokurorët janë përballur edhe me kërcënime shumë më serioze.

Nuk jemi në një situatë normale po këtë situatë nuk e solli Rama. Mbajmë mend deklaratat e ish kryeministrit Sali Berisha ndaj Arben Rakipit, Theodhori Sallaku, Ina Ramës. Po të jetë për presione kujtoj se LLalla dërgoi një letër në Kongres ku tha se Donald Lu më kërkoi në zyrë arrestimin e presidentit.

Porkurori nuk duhet intimidohet duhet të vijojë punë e saj. Jemi të ndërgjegjshëm që presionet ndaj saj nuk kanë ardhur vetëm nga qeveria por edhe nga opozita. Opozita bën presion për zbardhjen e aferave të qeverisë, ndërsa qeveria bën presion për të zbardhur aferat e ish qeverisë.

Ajo që shoh është që me një farë naiviteti e gjitha kjo përkthehet si një frikë e kryeministrit Rama ndaj hetimeve që mund të ndodhin brenda qeverisë së tij. E shoh si shenjë force. Deklarata e tij vjen vetëm pak ditë nga deklarata e ambasadës amerikane ndaj Berishës, që tha se nëse kërkesa për ti shkuar gjërave deri në fund, atëherë po ne po ndërhyjmë në gjyqësor.

Nuk përjashtohet që prokuroria të ketë në dorë çështje që prekin edhe funksionarë të qeverisë. E shoh si forcë sepse Rama është politikan dhe ka parasysh se në zgjedhjet pas një viti do përballet me Berishën e Metën, jo Bashën e Kryemadhin. Ai po bën politikë me këtë. Deklaratat e Ramës nuk kanë asgjë më shumë nga deklarata e ardhura nga opozita.

Arrestimi i ish ministrave nuk ka qenë vullnet personal i Ramës. edhe ai është njollosur nga këto ngjarje, pavarësisht se thotë që përgjegjësia është personale. personale është përgjegjësia penale jo ajo politike.

Sa i përket çështjes së presidentit, mesazhet publike nga mazhoranca kanë qenë të paqarta. PS ka thënë kemi votat dhe mund të kemi një president socialist, por pak ditë më vonë folën për president konsensual. Nëse zgjidhet një president konsensual, do të jetë vetëm falë presionin të partnerëve ndërkombëtarë, jo vullnetit të brendshëm. Aktualisht nuk ka asnjë presion të tillë publik.

Presidenti i ardhshëm mendoj që do zgjidhet me votat e mazhorancës, siç është zgjedhur edhe dekadën e fundit.
Opozita ka bërë gabim për mua nëse ka hyrë në një proces pa garanci paraprake. Aq më tepër që opozita është e ndarë.
Fillimisht PD duhet të vendoste legjitimitetin e strukturave të brendshme përpara se të hynte në një proces të tillë.

Një datë e rëndësishme për jetën politike të opozitës janë zgjedhjet e ardhshme. PD do vijojë të jetë njësoj e përçarë pas 22 majit.
Nga një anë kemi një PD me marrëdhënie të mira me SHBA po pa mbështetje në bazë, nga ana tjetër kemi shumicën me marrëdhënie të ngrira me SHBA dhe mazhorancën”, ka deklaruar ai.

Arena e Lajmit

“SPAK s’duhet të intimidohet”/ Murati: Rama politikë me deklaratat e fundit, merakoset për përballjen me Metën e Berishën pas një viti

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook