VIDEO/ Pamje nga aksioni i urdhëruar nga SPAK, makinat e Policisë mësyjnë “varg” në Elbasan

Operacioni I Policise

Elbasani, ishte një nga qytetet në fokus të operacionit blic të Policisë, pas urdhrit të SPAK.

32 urdhër-arreste janë lëshuar në total nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion, ndërsa në Elbasan, sipas gazetares Klodiana Lala janë firmosur urdhër-arrestet për Suel Çelën, Sokol Sanxhaktari dhe Kamber Mehja. Gazetarja Lala ka siguruar edhe pamje nga operacioni në qytetin e njohur për botën e krimit. Në zona të ndryshme të qytetit të Elbasanit, shihen furgonë të shumtë policie, ndërsa në hyrje të saj, shikohen se si mjetet e ndërhyrjes së shpejtë ecin në autokolonë.

Ky operacion i SPAK, është një rrjedhojë e dëshmisë së Nuredin Dumanit, të arrestuar nga policia dhe tashmë të penduar të drejtësisë. Ai ka zbuluar mjaft personazhe të botës së krimit e për këtë arsye, operacioni është shtrirë në disa qytete, përfshirë Tiranën, Lezhën, Shkodrën e Fierit.

Deri më tani janë arrestuar 10 persona, ndërsa mes personazheve të shpallur në kërkim është edhe Ervis Martinaj.

Arena e Lajmit

VIDEO/ Pamje nga aksioni i urdhëruar nga SPAK, makinat e Policisë mësyjnë “varg” në Elbasan

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook