Edhe pse nuk i mjaftoi Empolit për të arritur një rezultat pozitiv, Kristjan Asllani ishte padyshim një prej lojtarëve më të mirë në sfidën përballë zikaltërve.
Sipas notave të nxjerra nga “Eurosport”, mesfushori shqiptar u vlerësua me notën 7, më e larta për skuadrën e tij së bashku me Pinamontin dhe Vikarion.
“Zhduku nga fusha Brozoviçin, i cili i kishte aksionet e limituara dhe e gjeti veten të lirë për t’i shënuar Handanoviçit dhe për ta bërë Empolin që të ëndërronte”, shkruhej në raportimin për Asllanin.
Gjithashtu emri i tij shikohet dhe në raportin për mesfushorin kroat, ku shkruhet: “Nuk u duk dhe aq shumë në fushë, falë dhe markimit të hekurt nga Asllani”.
Për sa i përket dy shqiptarëve të tjerë në fushë, Bajrami u vlerësua me notën 5.5, ku shkruhej se ishte një ndeshje me sakrificë, ndërsa Ismajli gjithashtu me 5.5, i cili u fut në lojë për të mbrojtur me fuqinë e tij.
Arena e Lajmit