Florenc Çapja mesazh në telefonin e gazetarit gjatë emisionit? Ja çfarë shkruan

Florenc Capja 556x350 556x350

Një person, i cili është identifikuar si Florenc Çapja ka dërguar një mesazh në celularin e gazetarit Spartak Koka, ndërsa ky i fundit ndodhej live në emisionin “Opinion”.

Sikurse është shprehur Koka, në mesazh personi në fjalë është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me Nuredin Dumanin dhe Henrik Hoxhën.

Çapja për të cilin tashmë ka një urdhër arresti nga SPAK, besohet se ndodhet në Dubai.

“Një person i cili thotë se është Florenc Çapja,  po ndjek emisionin live dhe thotë se: Unë këta persona në jetën time kurrë nuk i kam takuar. Këta persona nuk i kam parë asnjëherë. E ka fjalën për Nuredin Dumanin dhe Henrik Hoxhën”, u shpreh Koka./Opinion.al

Florenc Çapja mesazh në telefonin e gazetarit gjatë emisionit? Ja çfarë shkruan

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook