Masa për ruajtjen e stabilitetit financiar/ Kreu i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave: Marrëveshje 100 mln euro me BERZH

Genc Mamani

Drejtori i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Genc Mamani bëri një bilanc të raportit vjetor të institucionit që drejton. Nga foltorja e Kuvendit ai foli për kapacitetet në vend për fondin në dispozicion, marrëveshjet e arritura, si dhe bashkëpunimet me institucione të tjera në vend dhe ndërkombëtare.
“Të gjitha rekomandimet e rezolutës së kuvendit janë zbatuar gjatë vitit 2021.

Në vitin 2021 janë realizuar një sërë projektesh, të cilat kanë synuar rritjen e kapaciteteve ekonomik e financiar. Kemi bashkë punuar me Bankën e Shqipërisë, Bankën Botërore, BERZH, Ministrinë e Financave etj, duke ndërmarrë hapa konkrete,” tha ai gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Mamani theksoi se është arritur një marrëveshje e frytshme prej 100 milionë eurosh me BERZH.

“Kemi arritur marrëveshjen prej 100 milionë euro hua nga BERZH për ruajtjen e stabilitetit financiar dhe bankar. Gjatë vitit 2021 në kuadër të sigurimit të depozitave, kemi verifikuar edhe çështjen e sigurisë teknike. Gjithashtu kemi qenë vigjilent për monitorimin e skemës së ndihmës si pasojë e ndikimeve nga pandemia e Covid-19. Pavarësisht situatës, parametrat e sistemit financiar dhe të bankave mbeten të qëndrueshme,” shtoi ai.

Drejtori i Agjencisë më tej zbuloi dhe shumën që ndodhet në dispozicion të agjencisë që administron fondin për ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka.
“Përsa i përket fondit të sigurimit te bankave, kishim rritje vjetore 10.2%. Që nga viti 2018 agjencia administron fondin për ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka, dhe në 31 vjetor në dispozicion të autoritet 2.7miliardë lek,” përfundoi ai.

Masa për ruajtjen e stabilitetit financiar/ Kreu i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave: Marrëveshje 100 mln euro me BERZH

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook