Negociata me PS për një emër konsensual? Bardhi: Mazhoranca nuk ka legjitimitetin e nevojshëm, Rama s’mund përdorë votat nga non-gratat e tij

Screenshot 33

Në emisionin “Open” në “News24” deputeti i PD Gazment Bardhi foli për procesin për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Eni Vasili, Bardhi tha se mazhoranca nuk ka legjitimitetin e nevojshëm për zgjedhjen e presidentit të ri.

I pyetur nëse mund të konsiderohet e rrëzuar platforma e propozuar nga Enkelejd Alibeaj, ai u shpreh që jo, me arsyetimin se mbetet qëndrim i Grupit Parlamentar.

“Ne kemi prezantuar një dokument serioz dhe transparent për zgjedhjen e president të Republikës. Kjo mazhorancë nuk ka legjitimitetin e nevojshëm për zgjedhjen e presidentit. Besoj se nuk do të përdorë votat nga non-gratat e tij për presidentin. Kujtoj që dy mandate janë rrjedhojë e personave të shpallur Kjo mazhorancë zbret në një numër të pamjaftueshëm për të zgjedhur Presidentin e Republikës. President ii Republikës është i vetmi institucion si unifikues i popullit”, tha Bardhi.

Do të negocioni me PS për një emër konsensual?

Bardhi: Ne jemi duke diskutuar me grupe të tjera parlamnetare të opozitës për të dalë të gjithë bashkë. Nëse nuk bihet dakord me rregulla të shkruara, unë nuk do të isha pro. Procesi duhet të jetë gjithë përfshirës…Edhe procesi i negociatave do të duhet të jetë i hapur.

Platforma e Alibeajt mund të konsiderohet e rrëzuar platforma e Alibeajt?

Bardhi: Jo , ai është qëndrimi i Grupit Parlamentar të PD.

Arena e Lajmit

Negociata me PS për një emër konsensual? Bardhi: Mazhoranca nuk ka legjitimitetin e nevojshëm, Rama s’mund përdorë votat nga non-gratat e tij

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook