Orges Shehi bën psikologun, dy orë terapi për derbin

Tirana është qetësuar pas një fundi ndeshje je me Teutën të trazuar. Skuadra bardheblu menjëherë ka dalë në stërvitje, ndërsa gjatë ditës së djeshme, trajneri Orges Shehi është munduar që të qëndrojë afër me titullarët. Mbi një orë e gjysmë Shehi ka diskutuar me lojtarët brenda dhomës së zhveshjes dhe jashtë saj, madje duke bërë edhe humor.

Shehi

Trajneri është munduar që të mbajë bashkë grupin, duke i bërë me dije se gjithçka kaloi. “Tani të mendojmë për derbin. Duhet të shohim ndeshjen e së shtunës dhe të marrim tri pikët që na duhen”, mësohet të ketë thënë Shehi. Nga sa u pa, Shehi foli me dyer të mbyllura në fillim, por edhe gjatë stërvitjes qëndroi afër me ekipin për t’i mbajtur sa më afër. Jo më kot ai është mjeshtër në dhomat e zhveshjes.

Në fakt, situata në sfidën me Teutën pas ndeshjes ishte shumë e nderë. Aq të tendosur ishin lojtarët me gjyqtarin sa është dashur ndërhyrja e trajnerit Orges Shehi dhe presidentit Refik Halili për të qetësuar situatën.

Presidenti ka zbritur nga tribuna dhe së bashku me Orges Shehin, Tefik Osmanin, Grent Halilin kanë folur gjatë me ekipin. Ka qenë rreth një orë takim mes presidentit dhe lojtarëve. Halili së bashku me Shehin kanë kërkuar në mbledhjen me lojtarët qetësi dhe maturi. Sipas tij, është e kotë që skuadra të tensionohet dhe të humbasë toruan.

SHEHI

NDESHJA – Tirana nuk ka fituar asnjëherë tri derbe brenda një kampionati prej shumë kohësh. Për të parë një gjë të tillë duhet të kthehemi shumë pas në kohë për parë tri fitore të Tiranës në një vit. 15 vite më vonë, Tirana ka fituar ndaj Partizanit ndeshjen e parë me golin e Limajt nga 11 metrat dhe nga dy golat e Përgjonit e Xhixhës për bardheblutë, me Zhuniorin që shkurtoi distancat momentalisht.

Ndeshja e tretë është mbyllur në barazim. Të kuqtë kanë fituar katër ndeshje rresht, por në dy kampionate të ndryshme. Asnjëherë të kuqtë nuk kanë fituar tri ndeshje radhazi të një kampionati, kjo edhe për shkak se para vitit 2004 skuadrat luanin vetëm dy takime në vit.

Arena e Lajmit


Orges Shehi bën psikologun, dy orë terapi për derbin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook