Pas ceremonisë luksoze, Kourtney Kardashian dhe Travis Barker janë duke shijuar ditët e tyre më të mira me njëri-tjetrin.
Çifti, i cili u martua gjatë fundjavës në një festë madhështore disa-ditore në Portofino, Itali, shkëmbyen unazat e martesës me diamant Lorraine Schëartz në ditën e tyre të madhe, siç konfirmohet nga “People”.
Paparacët kanë mundur të fotografojnë çiftin ndërsa pushonin në një jaht pas dasmës, teksa ylli i “The Kardashians” kishte në dorë unazën e saj të martesës me një gur të madh prej diamanti ndërsa unaza e Travis dukej fine e rrethuar me diamante më të vegjël.
46- vjeçari, ka shkuar tek një ndër argjendaritë më të famshme për unazën mahnitëse të fejesës për partneren e tij të cilën ekspertët e gurëve të çmuar thanë se Page Six Style vlen rreth 1 milion dollarë .
“Është një gur diamanti pa të meta, i prerë bukur,” tha Schwartz për People për krijimin e prerjes ovale në atë kohë.
“Kam punuar me Travisin dhe ai ishte një pjesë vërtet e madhe e saj,” tha ajo. “Ai ishte vërtet praktik në të gjithë krijimin e tij. Është e mrekullueshme dhe ata janë të lumtur.”
Barker i dhuroi Kardashian unazën gjatë propozimit të tij buzë plazhit në hotelin Rosewood Miramar Beach në Montecito, Kaliforni, në tetor 2021.
Siç zbuloi kohët e fundit themeluesja e Poosh në “The Kardashians” të Hulu, ajo shkeli dhe theu papritur unazën e fejesës, duke e quajtur atë “ndoshta një nga gjërat më të këqija që ka bërë ndonjëherë në gjithë jetën e saj” dhe shtoi, ” Po qaja në mënyrë histerike për orë të tëra.”