Rekordi me tri fitore rresht, i pathyer/ Matematika e kampionëve të Superiores

Për ata që nuk e dinë, Tirana e sezonit 2006-2007 ishte një superfuqi dhe kishte një dyshe sulmi të frikshme Sinani-Salihi, me këtë të fundit që u largua në fund të dhjetorit.

Tirana logo

Në tri ndeshjet e atij kampionati, Tirana i fitoi të tria takimet, në sfidën e parë bardheblutë fituan 2-0 me dy golat e Salihit. Atë vit, Sinani doli golashënues me 23 gola. Në sfidën e dytë luajtur në dhjetor ka qenë spektakël i vërtetë me pesë gola të shënuar nga Sinani, Salihi, Duro te Tirana e Bylykbashi, Dhëmbi te Partizani. Sfida u mbyll 3-2 për Tiranën. Sfidën e tretë atë të majit bardheblutë e fituan me një gol të Çapjes.

Tiranës, që të shpallet kampione e Shqipërisë, në këtë moment që flasim, i duhen 2 pikë. Ajo është e para me 10 pikë avantazh nga vendi i dytë, Laçi, dhe në katër takimet e mbetura matematika është shumë e thjeshtë.

FOTO: F. Hazisllari

FOTO: F. Hazisllari

Nëse fiton, është e kurorëzuar kampione e Shqipërisë. Tirana shpallet kampione e Shqipërisë nëse barazon ajo dhe barazon edhe Laçi. Kampione shpallet edhe nëse barazon dhe humbet Laçi. Nëse fiton Laçi e barazon Tirana, bardhebluve u duhet edhe një pikë tjetër dhe festa shtyhet me Vllazninë. Bardheblutë shpallen kampionë edhe me humbje, por sigurisht nëse humbet edhe Laçi.

Arena e Lajmit


Rekordi me tri fitore rresht, i pathyer/ Matematika e kampionëve të Superiores

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook