Rrëzohet kërkesa për rezolutën e dënimit të gjenocidit në Srebrenicë, Berisha: Votuat sipas urdhrit të Vuçiç

Berisha Sali

Kuvendi ka rrëzuar sot kërkesën për rezolutën e dënimit të gjenocidit në Srebrenicë, e cila ishte propozuar nga deputeti i PD-së, Tritan Shehu.

Fill pas votimit kundër, reagoi ish-kryeministri Sali Berisha, i cili nga foltorja e Kuvendit pohoi se ky vendim ishte bërë sipas urdhrit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Berisha mes të tjerash tha se me këtë votim u shkelmua gjaku i 8 mijë viktimave të pafajshme.

“Shqipëri antishqiptare me në kryer Edi Ramën nuk ka pasur kurrë. Ju shkelmuat mbi gjakun e 8 mijë të pafajshmeve. Votuat duke shkelura mbi jetën e dhjetëra qindra mijëra shqiptarëve që në gjenocidin serb ranë për t’u bërë të pavdekshëm. Ç’mund të presësh nga një trafikun, kryetarin e organizatës kriminale, skllav i një Aleksandër Vuçiç. Si mund të bëni ju shqiptar një votim të tillë. Sali Berisha në Shqipëri dhe OKB ka qenë kundër embargos që penalizonte Kosovës dhe ka marrë çdo masë kundër kontrabandës”, tha Berisha.

RENDI I DITËS
1. Miratimi i procesverbaleve të seancës plenare të datës 3.5.2022 dhe 9.5.2022. (Neni 44, pika 2 e Rregullores)
2. Raporti vjetor i veprimtarisë së Agjencisë të Sigurimit të Depozitave për vitin 2021.
3. Raporti vjetor i veprimtarisë së institucionit të Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2021.
4. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për një hua të bazuar në politika për mbështetjen e barazisë gjinore, në aksesin ndaj mundësive ekonomike në Shqipëri”.
5. Projektligj “Për ratifikimin e protokollit ndryshues të Konventës për Mbrojtjen e Individëve në lidhje me Përpunimin Automatik të të Dhënave Personale”.
6. Projektvendim ““Për disa shtesa dhe ndryshimeve në vendimin nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, i ndryshuar.
7. Projektvendim ““Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 93/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”, i ndryshuar”.
8. Projektvendim ““Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin e Kuvendit nr. 94/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Komisionerëve publikë”, i ndryshuar”.
9.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Rrëzohet kërkesa për rezolutën e dënimit të gjenocidit në Srebrenicë, Berisha: Votuat sipas urdhrit të Vuçiç

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook