Rrogozhinasit bëhen gati për finalen e radhës, Lila: Me Teutën si derbi, Egnatia luan vetëm për fitore

Egnatia është mundur në shtëpi nga Laçi 0-2 por duke parë si rezultat dhe forcën e Laçit, nuk përbën çudi. Megjithatë, nëse i referohesh asaj çfarë ekipet dhanë në fushën e blertë, atëherë gjërat ndryshojnë. Pa mohuar aspak golat e Guindosë, vendasit zhvilluan një pjesë të parë mjaft të mirë.

Lila5

Ata krijuan raste shënimi dhe veçmas Pedro u shfaq egoist më tepër se ç’duhet në 2-3 situata kur mund të pasonte e të rrezikohej porta e Laçit. Mesfushori Bledar Lila pranon forcën e kurbinasve, por përmend edhe lojërat dhe rezultatet që Egnatia ka këtë sezon me Laçin. “Askush nuk e mohon se Laçi është ekip më i mirë se Egnatia, por në futboll diferencat bëhen në fushë. Ishim ne që e mundëm brenda në Laç fazën e parë dhe në Kupë u luajt 120 minuta për të na eliminuar.

Dua të saktësoj se edhe në sfidën e fundit loja ishte krejtësisht e barabartë. Ne patëm më shumë raste se miqtë, por nuk finalizuam. Këtu qëndrojnë diferencat, jo te loja, ata në dy raste na ndëshkuan dhe ne në 5 të tilla të paktën gabuam. Jam i bindur se nëse do kishim shënuar me Xheksonin në pjesën e parë, gjërat do rridhnin ndryshe.

Po ky është futbolli, nuk shënon dhe ndëshkohesh”, thotë në fillim ai. Rrogozhinasit të hënën do të udhëtojnë drejt Durrësit në një transfertë të vështirë. Teuta vjen pas barazimit me Tiranën dhe Egnatia pas humbje me Laçin. Për mesfushorin peqinas të Egnatias, përballja në Durrës i ngjan një derbi të vogël. “Për dekada të tëra si Kavaja ashtu edhe Rrogozhina kanë bashkëjetuar në një rreth administrativ.

Deri dje thuhej TeutaBesa është derbi, por gjykoj se edhe Teuta–Egnatia është përsëri një derbi i vogël. Teutën e njohim mirë dhe e vlerësojmë maksimalisht. Ashtu sikurse, siç thashë më lart, Egnatias nuk i çalon loja, por thjesht konkludimi i saj. Sa herë kemi shënuar, ose kemi barazuar, ose kemi fituar.

Në këtë kuotim sidomos ndaj Teutës ku pikët vlejnë më shumë se kudo, na duhet të jemi pragmatistë. Nuk mund të krijojmë 10 raste goli, por mjafton një të tillë ta finalizosh mjafton, për vetë situatën në të cilën ndodhemi dhe nevojës për pikë. Në Durrës do të udhëtojmë me objektiv të vetëm fitoren. Duhet të tregohemi të kujdesshëm në prapavijë dhe të veprojmë si një grup solid”, mbyll Bledar Lila.

– Arena e Lajmit


Rrogozhinasit bëhen gati për finalen e radhës, Lila: Me Teutën si derbi, Egnatia luan vetëm për fitore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook