VIDEO/ Dy kartonë të kuq për 1 minutë! Kundërshtari godet Gjasulën, e pëson edhe shqiptari

Dy kartonë të kuq, u regjistruan në harkun kohor të 1 minute në sfidën mes Duseldorf dhe Darmshtad, që përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të vendasve, teksa protagonist ishte mesfushori i Kombëtares, Klaus Gjasula.

GJASULA

Në minutën e 87-të, shqiptari ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj kundërshtarit Ginczek, i cili u tradhtua nga nervat në këtë moment, dhe bëri një ndërhyrje antisportive ndaj Gjasulës, duke u ndëshkuar direkt me karton të kuq.

Por, pa përjashtuar nga ndeshja nuk shpëtoi as mesfushori shqiptar, i cili në minutën e 88-të, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, për atë ndërhyrje të gabuar ndaj Ginczek. Kartonin e parë të verdhë Gjasula e mori në minutën e 68-të, teksa të dyja ekipet e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë.

Arena e Lajmit


VIDEO/ Dy kartonë të kuq për 1 minutë! Kundërshtari godet Gjasulën, e pëson edhe shqiptari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook