VIDEO/ Goli i Asllanit nuk mjafton ndaj Interit të “çmendur”! Zikaltërit marrin tre pikë të çmuara dhe parakalojnë provizorisht Milanin

Interi arriti një fitore fantastike me përmbysje përballë Empolit, me shifrat 4-2 brenda në “San Siro”, duke qëndruar ende në garën për titull.

inter - empoli

Një sfidë që nisi me emocione që në minutat e para, ku sulmuesi në pronësi të zikaltërve, Pinamonti, kaloi në avantazh miqtë. Më pas ishte radha e mesfushorit të Kombëtares Shqiptare, Kristjan Asllani, që realizoi një gol fantastik për të dyfishuar shifrat për Empolin.

Gjithsesi vendasit nuk u dorëzuan, të cilët me një autogol të Romanjolit dhe një gol të Lautaros barazuan shifrat në fundin e pjesës së parë. Ndërsa në pjesën e dytë, ishte sërish sulmuesi argjentinas që nuk fali dhe kaloi Interin në avantazh për herë të parë në këtë sfidë. Në minutën e fundit të takimit, ishte Aleksis Sançez që vulosi takimin me golin e katërt për vendasit.

Gjithashtu në këtë takim u aktivizua dhe Nedim Bajrami si titullar, i cili luajti për 61 minuta dhe Ardian Ismajli që u fut në minutën e 69’.

Interi kështu ngjitet momentalisht në vendin e parë, duke pritur që Milani të gabojë në sfidën e transfertës përballë Veronës.

REZULTATI:

INTER 4-2 EMPOLI

Romanjoli (A.G) 40′, Lautaro Martinez 45′, 64′, Sançez 90+3′ / Pinamonti 5′, Asllani 28′

NGJARJET KRYESORE:

-GOLI I SANÇEZ

 -GOLI I DYTË LAUTAROS

-ZËVENDËSIMI I BAJRAMIT

 -GOLI I PARË LAUTAROS

 -AUTOGOLI I ROMANJOLIT

 -PRENTENDIMI PËR PENALLTI NGA INTER

 -GOLI I ASLLANIT

-PENALLTIA E AKORDUAR NGA ARBITRI DHE E ANULUAR NGA VAR

 -RASTI I LAUTAROS

 -GOLI I ANULUAR I ZURKOVSKIT

 -GOLI I PINAMONTIT

 

FORMACIONET ZYRTARE:

formacionet

RENDITJA:renditja

 

Arena e Lajmit


VIDEO/ Goli i Asllanit nuk mjafton ndaj Interit të “çmendur”! Zikaltërit marrin tre pikë të çmuara dhe parakalojnë provizorisht Milanin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook