Eldorjan Hamiti do të gjykojë derbin e sotëm mes Partizanit dhe Tiranës.
Arbitri, i cili drejtoi të kuqtë edhe në Kukës, do të japë drejtësi në këtë sfidë. Lezhjani i ka gjykuar nga dy herë skuadrat.
Të kuqtë me Kukësin dhe Teutën ku në të dyja rastet ka fituar Partizani. Nga ana tjetër, Tiranën e ka gjykuar dy herë, ndaj Kukësit 0-0 dhe ndaj Dinamos kur bardheblutë në Elbasan kanë fituar 0-1.
Gjithsesi, Hamiti ka drejtuar sfidën e parë derbi mes dy skuadrave ku fitoi Tirana me rezultatin 1- 0.
Të kuqtë pretenduan se penalltia e dhënë ndaj Tiranës nuk ishte, por VAR-i vendosi se ishte e rregullt. Ndërkohë, sot anësorë do të jenë Rejdi Avdo dhe Nertil Bregasi.
Arena e Lajmit