Si një nga supermodelet më të famshme në botë, Kate Moss është zakonisht sinonim i stilit magjepsës dhe modës së fundit.
Por kur ylli i pasarelave doli në tribunë për të dëshmuar në favor të ish-të dashurit Johnny Depp të mërkurën, ajo me sa duket e distancoi veten nga paraqitjet e saj në pasarela në atë që ekspertët mendojnë se ishte një lëvizje e llogaritur mirë për të sjellë më shumë ‘autoritet’ dhe ‘autenticitet’ në dëshminë e saj. Jo fustane magjepsës, aksesorët luksoz, zhveshje e makeup ekstravagant.
Në vend të tyre, supermodelja 48-vjeçare veshi një xhaketë të zezë ‘Saint Laurent’ me një këmishë të bardhë me pika, një veshje që një ekspert i modës tha se e ndihmoi të paraqiste një pamje të rastësishme dhe estetike autentike gjatë paraqitjes së saj të shkurtër.
Sipas Robert Verdi, pamja e Moss-it i mundësoi asaj të dukej sikur nuk po përpiqej shumë, ndërkohë që e ndihmonte të përqëndronte vëmendjen te fytyra e saj dhe jo te veshja. “Kombinimi i ngjyrës bardh e zi ishte i zgjuar sepse kur mungon ngjyra në veshje të bën të shikosh fytyrën e personit”, tha Verdi për DailyMail.com. “Xhaketa ka autoritet, ndërsa këmisha shton një prekje femërore,” vazhdoi ai, duke shtuar se Moss me gjasa vendosi të linte këmishën pak të zbërthyer për të siguruar që ajo të mos dukej sikur ishte veshur më serioze seç duhet.
Moss u shfaq si një person me autoritet dhe autenticitet, sipas Verdi që ka shpjeguar se grimi i saj ishte shumë i thjeshtë dhe natyral – megjithëse ai vuri në dukje se grimi i supermodeles ka të ngjarë të jetë bërë nga një grimier profesionist.
“Bukuria e saj është shumë autentike: grimi i saj është shumë i thjeshtë, duket sikur ka vendosur një buzëkuq rozë, pak highlighter dhe rimel”, tha ai. Në kontrast të plotë me ish-bashkëshorten e Depp-it, Heard, e cila ka eksperimentuar me modele të ndryshme flokësh gjatë gjyqit, Moss i la flokët e saj bjonde të çrregullta – por jo deri në atë pikë sa të dukej ‘i tepruar’. Pamja e saj në sallën e gjyqit ishte larg imazhit magjepsës për të cilin ajo dhe Depp bënë bujë gjatë lidhjes së tyre katërvjeçare në fund të viteve nëntëdhjetë – kur ata shiheshin gjerësisht si një nga çiftet më elegant në sy të publikut.
Dalja e shumëpritur e Moss në tribunë të mërkurën zgjati më pak se katër minuta, gjatë së cilës ajo mohoi pretendimin e Heard se i dashuri i saj i atëhershëm Depp e shtyu një herë nga shkallët gjatë pushimeve në Xhamajka. Duke u shfaqur përmes Skype nga Angli, modelja e famshme – e cila ishte në lidhje me aktorin nga viti 1994 deri në vitin 1998 – tha se gjatë pushimeve në Xhamajka ajo rrëshqiti dhe Depp i erdhi në ndihmë, duke këmbëngulur që ai nuk e shtyu kurrë.
E pyetur nga avokati i Depp, Benjamin Chew, Moss tha: “Ne po dilnim nga dhoma dhe Johnny u largua më para se unë. Kishte rënë një shi dhe ndërsa dola nga dhoma rrëshqita poshtë shkallëve. Lëndova shpinën. Dhe bërtita sepse nuk e dija se çfarë më kishte ndodhur dhe kisha dhimbje. Ai u kthye me vrap për të më ndihmuar, më çoi në dhomën time dhe më mori mjekët.”