Tërbimi i “Demit” Lautaro Martinez vështirë të ndalet. Ashtu si në ndeshjet e fundit, edhe ndaj Empolit ishte argjentinasi ai që mori në krahë skuadrën duke e çuar atë drejt përmbysjes.
“Nuk mund të pësojmë gola të tillë, duhet të nisemi nga këto minuta për të tentuar më shumë”, është shprehur në përfundim të pjesës së parë, një premtim i mbajtur ky i argjentinasit, që në të dytën u sigurua t’i jepte tri pikët skuadrës.
Pas vërshëllimës së trefishtë, sulmuesi është ndalur përsëri për mikrofonat, duke mos e fshehur lumturinë e tij për rezultatin dhe duke treguar edhe shpresën e tij për Veronën.
NDESHJA DHE GOLAT – “Sot (dje) bëmë një ndeshje të mirë në pjesën e dytë. U treguam kompaktë dhe skuadër e madhe.
Ishte e vështirë sepse pësuam dy gola në shtëpinë tonë dhe rrezikonim të humbnim kohë nëse të paktën nuk do të kishim ngushtuar rezultatin pjesën e parë. Goli i parë ishte më i vështirë, për mënyrën si erdhi topi që ishte i ngadaltë dhe kisha edhe një mbrojtës para, por pastaj tek i dyti nuk e përmbajta dot gëzimin. E hoqa fanellën sepse e dija që nuk rrezikoja skualifikimin nga kartonët”.
TITULLI – “Sigurisht që besojmë te titulli. Ishte e rëndësishme fitorja sepse na lejon të jemi në garë dhe kjo është ajo që ka rëndësi tani.
Punojmë çdo ditë në stërvitje për të marrë të gjitha pikët që na kanë ngelur, sepse kemi lënë disa pikë të rëndësishme rrugës dhe nuk mundemi të gabojmë më.
Duhet vetëm t’i fitojmë të gjitha dhe të presim. Tani është Milani ai që ka një ndeshje më pak”.
INZAGI – “Reagimet që shikoni të Inzagit janë të njëjtat si ato në stërvitje. Pasionin dhe dëshirën e tij për punën dhe Interin e tregon çdo ditë dhe prandaj vijnë ato reagime. Edhe falë tij jemi të gjithë të kthjellët dhe arrijmë të rikuperojmë ndeshje si kjo”.
JUVENTUSI – “Do t’i rikuperojmë energjitë dhe do të përgatitemi taktikisht sepse do të jetë një betejë. Kemi besim, është një trofe që duam ta fitojmë”.
XHOVANI SIMEONE – “Bisedë me Simeonen? Nuk i kam shkruar ende sepse e di që nuk do të ketë nevojë. Besoj se Verona do të bëjë një ndeshje të madhe”.
Arena e Lajmit