Gjatë disa eksperimenteve mbi materialet ngjitëse, një studiues nga Universiteti i Tokios hasi në një polimer të çuditshëm, i aftë të vetëshërohet, shkruan focus.it.
Me presion të lehtë për 30 sekonda, dy pjesë të ndara nga një thyerje mund të rikombinohen, pa ngjitës ose nxehtësi.
Ngjitja molekulare
I befasuar nga sjellja e materialit, Yu Yanagisawa kreu një sërë studimesh për të verifikuar aftësinë efektive të xhamit për t’u riparuar kaq lehtë.
Nga ajo që ai dhe kolegët e tij kanë vërejtur, polimeri është në gjendje të rregullohet falë një substancë që vepron si ngjitëse, sepse nxit lidhjen e hidrogjenit që mban molekulën së bashku.
Nuk është hera e parë që zbulohet një material me këtë veti, por të tjerë të këtij lloji nuk kanë një strukturë të fortë ose kërkojnë ngrohje ose kanë nevojë për disa ditë për t’u riparuar.
Përveç ekraneve të smartfonëve, ky rezultat është shumë interesant edhe në fushën mjekësore, ku ndoshta në të ardhmen do të përdoret si një forcim për kockat apo në ndërtimin e indeve.
Duke parë të ardhmen më të afërt, së shpejti mund të kemi një ndikim pozitiv të këtij studimi në ekranin e smartfonit tonë, me përfitim të madh për portofolin dhe mjedisin.
“Shpresoj që ky xhami i riparueshëm të bëhet një material i ri miqësor ndaj mjedisit që nuk ka nevojë të hidhet nëse thyhet”, thekoi Yanagisawa.