Vasili kritika për Bordin e Transparencës për rritjen e çmimeve: Vendosin marzhin e fitimit për privatin, asnjë lehtësim për qytetarët

Vasilii2

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili nga foltorja e Kuvendit sulmoi Bordin e Transparencës për rritjen e çmimeve, ndërsa pohoi se këto komisione vendosin marzhin e fitimit për privatin.

Sipas Vasilit në këtë rast nuk mendohet se sa do të lehtësohet qytetari, duke shtuar se taksat vijojnë të ngelen të njëjta.

“Nuk shkojnë më larg se nga ajo që konsiderohen si leva të partisë. Që në momentin që zgjidhen nga një maxhorancë e caktuar, një nga detyrat që i vënë vetes është që të shqetësojnë sa më pak qeverisjen, të jenë sa më pak joprotagonist. Situata ku ndodh ky raportim, ndodh në një moment ku protagonizmi i këtij institucioni duhej të kishte qenë përcaktues. Qeveria përtej çdo imagjinate, lidhur me problemin e rritjes së çmimeve, ka zgjedhur në mënyrë abuzive, formën më të shëmtuar të pazarit, mes qeverisë dhe monopoleve. Duke ngritur bord me komisione brenda, që në themelin e tyre vendosin marzhin e fitimit. Vendosin se sa do të fitojë privati, por jo se sa do të lehtësohet qytetari. Taksat që merr qeveria mbeten të pandryshuara dhe qeveria fërkon barkun që po mbledh qindra milion euro më shumë.”, tha Vasili.

Vasili kritika për Bordin e Transparencës për rritjen e çmimeve: Vendosin marzhin e fitimit për privatin, asnjë lehtësim për qytetarët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook