Superliga e basketbollit të meshkujve sot do të zhvillojë ndeshjet e dyta gjysmëfinale, takime të cilat do të nisin në orën 18:00.
Pasi ka fituar sfidën e parë në “Farie Hoti”, Vllaznia do ta presë Tiranën në Shkodër.
Ndërsa përballja tjetër do të luhet në palestrën e Bathores, me Kamzën që pret Teutën, teksa gjysmëfinalja e parë është fituar nga durrsakët.
Sot gjithashtu do të luhet edhe takimi i dytë “play out” ndërmjet Besëlidhjes dhe Partizanit, ndeshje që do të zhvillohet në orën 18:00 në sallën “Farie Hoti”.
Skuadra lezhjane ka triumfuar në përballjen e parë dhe në rast të një tjetër suksesi do të siguronte elitën. Ndërsa 33 herë kampionët kërkojnë kthesën për ta dërguar serinë në takimin e tretë.
Për sa u përket femrave, nesër do të startojnë finalet, me ndeshjen e parë në Vlorë, ndërmjet Flamurtarit dhe Partizanit.
Arena e Lajmit