E kyqur me dry/ Kim Kardashian ndan “thesarin” që mban të fshehur në shtëpinë e saj (Video)

Kim Kardashian është një nga femrat më të pasura në botë, e cila bien në sy edhe për stilin e saj të të veshurit.

Familja e famshme Kardashian-Jenner e kanë zhvilluar jetën e tyre pothuajse përpara syrit të kamerave. Pas pauzës nga seriali “Keeping Up With The Kardashian”, ata këtë sezon u rikthyen me “The Kardashian” Hulu. Gjatë episodit të fundit të këtij seriali Kim ndau me shikuesit një magazinë të tërë me veshje të saj nga gjithë firmat e mundëshme, të cilën e mbante të kyqur me një dry. Themelusja e “Skims” aty mbante të varura ose në kuti të mëdha veshja nga gjitha vitet, dhe modat e ndryshme. Në një moment gjatë demostrimit të “arkivës” së veshjeve, Kim tregoi se aty ndodhen më shumë se 30 mijë copë.

“Mendoj se kam 30 mijë copë”.Kam shumë gjëra dhe kam pasur kaq shumë epoka të ndryshme të modës… Kështu që dua të shoh se ku kam qenë dhe ku dua të shkoj”, – u shpreh Kim.

Ju kujtojmë se një ditë më parë, Kim Kardashian i kërkoi falje familjes së saj për mënyrën sesi ish-bashkëshorti i saj Kanye West i trajtoi ata në sytë e publikut.

41 vjeçarja tha në episodin e së enjtes të “The Kardashians” në Hulu se ajo ishte lodhur duke mbrojtur reperin dhe nuk do të “lejonte askënd t’i trajtonte më të dashurit e saj në atë mënyrë”.

Kim u ul me nënën Kris Jenner, motrat Kourtney Kardashian, Khloé Kardashian dhe Kendall Jenner, të dashurin e Kris, Corey Gamble dhe  Travis Barker, për t’i paralajmëruar se West do të sillte një këngë të re. “Ai po flet si i çmendur për mua,”- i tha atyre Kim.

E kyqur me dry/ Kim Kardashian ndan “thesarin” që mban të fshehur në shtëpinë e saj (Video)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook