NDRYSHIMET/ Lëmshi me axhendat nuk kanë të sosur në Kategorinë Superiore (KALENDARI DHE RENDITJA)

Të jesh tifoz apo dashamirës futbolli në Shqipëri është shumë e vështirë.

KATEGORIA SUPERIORE

Thuhet kështu pasi asnjëherë nuk mund të bësh plane të sakta për të ndjekur ndeshjet, pasi axhenda e tyre ndryshon disa herë gjatë javës.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me pragjavën e 33- të në Kategorinë Superiore.

Derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana, përveçse u spostua në Elbasan, FSHF-ja i ndryshoi edhe orarin.

Fillimisht ishte programuar që derbi të luhej në orën 19:45, por më pas u afrua me një orë, 18:45.

Përveçse java me pesë takime është copëtuar në tri ditë, papritur ka ardhur edhe ndryshimi i stadiumit për ndeshjen Dinamo-Skënderbeu.

Ky takim ishte planifikuar të luhej të hënën në Elbasan, por është spostuar në Kamzë.

Ndryshimet që ndodhin rëndom me axhendën e kampionatit është pasqyra e vërtetë organizative e futbollit shqiptar.

KAL

RE

GO

Arena e Lajmit


NDRYSHIMET/ Lëmshi me axhendat nuk kanë të sosur në Kategorinë Superiore (KALENDARI DHE RENDITJA)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook