“Tani fillon kampionati për ne. Gara për ‘Këpucën e Artë’, e pandershme”, sulmuesi i Tomorit: Likuidojmë Pogradecin!

Pas dy humbjeve me Bylisin dhe Turbinën, Pogradeci kërkon kthesën. Nëse nuk duan të mbeten jashtë zonës “play off”, zgjidhja është vetëm një: të mundin Pogradecin. Kampionati mbyllet sot, ndaj kohë për të rikuperuar nuk kanë më.

Aldrit Oshafi 1

Skuadra ka mbyllur përgatitjet dhe është zyrtarisht gati për të luajtur dhe likuiduar pogradecarët. Aldrit Oshafi as që e diskuton fitoren.

E pranon që nuk do të jetë e lehtë, por paralajmëron se nuk do ta shpërdorojnë shansin e vetëm që u ka mbetur për elitën.

Sipas sulmuesit, kampionati për ta nis pikërisht tani. Nuk kishte si të mos fliste edhe për “Këpucën e Artë” gjatë deklaratës së dhënë enkas për “Panorama Sport”. Është në kuotën e 15 golave dhe logjikisht kandidat për kreun, e megjithatë 22-vjecari mendon se gara nuk është e ndershme kur vjen fundi.

“Për ne, tani fillon kampionati i vërtetë. Presim Pogradecin, të cilin do ta kalojmë me çdo kusht dhe më pas do përqendrohemi te ndeshjet shtesë.

Na duhet fitorja dhe jemi përgatitur gjatë për të marrë atë. Nuk kemi më kohë për të humbur dhe as për të rikuperuar gabimet e së shkuarës. Jemi të vendosur që të luajmë deri në fund shanset tona për t’u ngjitur në elitën e futbollit shqiptar. Vështirësia dihet, pasi përballë do të kemi një kundërshtar që po përpiqet që të shmangë rënien.

E megjithatë, misioni ynë është më i rëndësishëm. Unë do jap maksimumin për t’i shërbyer skuadrës sime me lojë dhe gola. Kam edhe një mision në planin personal, por do të më pëlqente që gara për ‘Këpucën e Artë’ të ishte sa më e ndershme në fundin e kampionatit. Mua më rezulton që nuk është aspak e tillë dhe kjo dukuri negative është e qartë për këdo”, përfundoi shënuesi më i mirë i Tomorit.

– Arena e Lajmit


“Tani fillon kampionati për ne. Gara për ‘Këpucën e Artë’, e pandershme”, sulmuesi i Tomorit: Likuidojmë Pogradecin!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook