Aksidenti në superstradën Lezhë-Shkodër, Policia jep detaje: 20-vjeçarja humb kontrollin dhe del nga rruga, ndërron jetë 73-vjeçarja, plagosen tre pasagjerët

Screenshot 12

Policia ka dhënë versionin zyrtar të aksidentit të ndodhur në superstradën Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur “Dajç”. Burime zyrtare bëjnë të ditur se 20-vjeçarja F. B., ka humbur drejtimin e mjetit e si pasojë ka dalë nga rruga.

Nga përplasja e fortë, për fat të keq, ka humbur jetën 73-vjeçarja I. K., pasagjer në mjet, si dhe janë lënduar dhe ndodhen në Spitalin Rajonal të Lezhës tre pasagjerët A.B. 53 vjeç, A.B. 43 vjeçe dhe O.B.19 vjeçe. Grupi hetimor ndërkohë vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, në vendin e quajtur “Dajç”, shtetasja F.B. 20 vjeçe, banuese në Shkodër, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga.

Për pasojë, ka ndërruar jetë shtetasi I.K. 73 vjeç, pasagjer në mjet, si dhe janë lënduar dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë për mjekim edhe 3 pasagjerët e tjerë, shtetasit A.B. 53 vjeç, A.B. 43 vjeçe dhe O.B.19 vjeçe.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Arena e Lajmit

Aksidenti në superstradën Lezhë-Shkodër, Policia jep detaje: 20-vjeçarja humb kontrollin dhe del nga rruga, ndërron jetë 73-vjeçarja, plagosen tre pasagjerët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook