Ambasadorja Kim nxjerr foton e studios së re të News 24: Shqipëria dhe SHBA kanë arritur me të vërtetë shumë

Kim News

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim ka publikuar një foto nga intervista e djeshme me Eni Vasilin në “Open” në News 24 teksa ka shpërndarë edhe një mesazh për ndjekësit në rrjetet sociale.

“Mendoj se është e mrekullueshme të jem ambasadorja amerikane teksa mund të festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri. Siç e dini, vitin e kaluar, festuam 30 vjet që nga rivendosja e marrëdhënieve. Dhe nëse hedhim një vështrim tek 100 vitet si dhe tek 30 vitet, mendoj se të dy palët, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara kemi arritur vërtet shumë. Mjafton të shohësh vetëm 30 vitet e fundit; kur bisedoj me miq që e njihnin Shqipërinë në vitin 1991 dhe iu përshkruaj se çfarë po bëjmë bashkë tani, në vitin 2022, e kanë të vështirë ta besojnë”, deklaroi mbrëmë ambasadorja.

Foto e publikuar nga kryediplomatja amerikane në Tiranë fokuson studion e re dhe moderne të News 24.

Ambasadorja Kim nxjerr foton e studios së re të News 24: Shqipëria dhe SHBA kanë arritur me të vërtetë shumë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook