DETAJET/ Shpërthim në një pikë gazi në Shkozet, plagosen dy persona

Ambulance

Një shpërthim ka ndodhur në një pikë të tregtimit të gazit në lagjen 14 në Shkozet. Gazetarja Klodiana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se në pikën e tregtimit kanë qenë duke punua dy pronarët dhe gjatë punimeve ka ndodhur një shpërthim.

Ata kanë pësuar djegie në pjesën e fytyrës dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka kryer veprimet hetimore, por dyshohet për një ngjarje aksidentale.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:00, në lagjen nr.14 Durrës, në një pikë shitjeje, si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer një bombël gazi.

Për pasojë janë dëmtuar punonjësit e pikës së shitjes, shtetasit R. K., 25 vjeç dhe E. K., 41 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

DETAJET/ Shpërthim në një pikë gazi në Shkozet, plagosen dy persona

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook