Do vijnë mbi 8 mijë/ Tirana në alarm, ultrasit e Fejnordit ndër më të dhunshmit (VIDEO)

Tirana përgatitet për fes tën e madhe të 25 majit kur do të organizojë finalen e parë të historisë së Ligës së Konferencës, mes Romës dhe Fejnordit. Por përveç festës dhe spektaklit, një eveniment i tillë vjen edhe me rrezikun e trazirave mes grupimeve të tifozërive.

Feyenoord's supporters in Rome

Ultrasit e Fejnordit janë të njohur për radikalitetin e tyre dhe rrjedhimisht një kërcënim potencial për të shkaktuar akte dhune edhe në kryeqytet. Fejnordi dhe Roma do të kenë diçka më shumë se 4 mijë tifozë zyrtarisht në stadium në finale, por numri i tyre në Tiranë ditën e ndeshjes do të jetë mbi 8 mijë sipas shoqatës së tifozëve “FSV De Feijenoorder”, përfshirë edhe ata që do të udhëtojë për ta mbështetur skuadrën e tyre të zemrës jashtë shkallëve të “Air Albania”-s.

Roma nuk e ka shumë të largët përjetimin e dhunës së ultrasve të Fejnordit, pikërisht në sheshet e kryeqytetit të Italisë. Qindra tifozë të dehur holandezë shkatërruan bare dhe u vunë zjarrin shumë pjesëve të qytetit në përballjen mes skuadrave në Ligën e Europës më 19 shkurt 2015. Dhe kontrolli i tyre nën efektet e alkoolit u bë shumë i rrezikshëm për sigurinë e qytetit. Hedhje shishesh, ulërima, kore dhe hedhje shishesh molotov e shndërruan qendrën e Romës në një arenë lufte.

43

Dhe nga Roterdami atëherë udhëtuan rreth 6000 tifozë të Fejnordit, 400 prej të cilëve u skeduan si shumë të rrezikshëm dhe pa bileta për të hyrë në stadium. Autoritetet pritet të marrin masa speciale për menaxhimin e tifozëve dhe shmangien edhe të një përplasjeje të mundshme mes dy tifozërive, që kanë edhe llogari të hapura mes tyre.

IRONIA – Por çudia është që ultrasit e Fejnordit të cilët do të vijnë në Tiranë, kanë bërë kërkesë në UEFA për t’u shoqëruar me policë holandezë. Ata mendojnë se do të jenë më të qetë për sigurinë e tyre në këtë mënyrë, me argumentin se Shqipërisë i mungon përvoja për të organizuar evente të të tilla përmasave. Tirana përgatitet për festën e madhe të 25 majit, por sigurisht që ajo vjen bashkë edhe me kërcënimin e ngjarjeve të tilla të shëmtuara, që urojmë të mos i shohim.

Arena e Lajmit


Do vijnë mbi 8 mijë/ Tirana në alarm, ultrasit e Fejnordit ndër më të dhunshmit (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook