Nga rekomandimi i Këshillit të Ministrave te rezultatet konkrete, Xhafaj bën propozimin 6-pikësh te “Ligjet” për luftën ndaj kriminalitetit

Screenshot 6

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka pasqyruar në Komisionin e Ligjeve, 6 propozime që sipas tij do të luajnë një faktor kyç në luftën kundër kriminalitetit.

Xhafaj tha se Këshilli i Ministrave duhet të bëjë rekomandimet për luftën ndaj krimit e më pas këto rekomandime duhet t’i kalohen Prokurorëve.

“Kjo është seanca e parë dëgjimore e një numri të gjatë seancash të kësaj natyre. Është e rëndësishme të kuptojmë të gjithë se nga rrjedh ky fakt që ne jemi në këtë tavolinë për të dëgjuar ministrin. Duhet t’i referohemi nenit përkatës që e mundëson një gjë të tillë, nenit 103 të vitit 2016 që parashikon gjatë disa momente. Së pari të drejtën e këshillit të Ministrave për të rekomanduar brenda 31 marsit të çdo viti rekomandimet që duhet ndjekur në luftën ndaj kriminalitetit. Së dyti që këto rekomandime të jenë nga Këshillat e Ministrave.

Së treti që ministri të jetë organi që i paraqet përpara trupës së prokurorëve. Së katërti që këto rekomandime fokusohen vetëm te dukuritë, gjendja e kriminalitetit dhe lufta ndaj krimit. Së pesti se ndalohen rekomandimet për të proceduar ose jo për çështje konkrete. Së gjashti, detyrimin e Këshillit të Ministrave përmes ministrit të Drejtësisë për të ndjekur zbatimin e këtyre rekomandimeve. Që ky ushtrim parlamentar, ky detyrim ligjor që të zbatojë disa kushte. Së pari ky është viti i tretë i institucioneve të reja të Drejtësisë.

Reforma është konsoliduar dhe kemi rezultatet e para. Së treti, në gjykimin tim personal, ka qenë dhe është momenti për analizë më të thelluar për të kuptuar problematikat dhe reflektuar ndaj tyre. Ndaj ky proces raportimesh, rezolutash, debatesh për drejtësinë penale merr rëndësi të veçantë dhe duhet të marrë seriozitetin e nevojshëm të këtij Kuvendi”, tha Xhafaj.

Arena e Lajmit

Nga rekomandimi i Këshillit të Ministrave te rezultatet konkrete, Xhafaj bën propozimin 6-pikësh te “Ligjet” për luftën ndaj kriminalitetit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook