Pas takimit me negociatorët e PS, Idrizi del kundër Alibeajt: Duhet President me eksperiencë politike. Dakord me PS që të futemi në…

Shpetim Idrizi3

Pas takimit me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili u takua sot me Mesila Dodën, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka deklaruar për mediat se Presidenti i ri duhet të ketë eksperiencë politike, duke dalë kështu në kundërshtim me draftin e propozuar nga Enkelejd Alibeaj, që ndër pikat e saj thekson se Kreu i ri i Shtetit jo domosdoshmërisht duhet të jetë person politik.

Idrizi tha më tej, se kanë rënë dakord me maxhorancën që Presidenti të zgjidhet sipas parimeve Kushtetuese, ku rol të ketë edhe opozita.

“Është detyrim kushtetues në mënyrën se si sillet Presidenti që në tre raundet e para duhet për konsesnus. Shqiptarët kanë nevojë për President konsensual. Theksuam që Presidenti i Republikës duhet të jetë një preson me eksperiencë politike.

Ne gjetëm një vullnet të mirë. Vlen për ta verifikuar që nuk do të kemi një President të zgjedhur në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca. Ramë dakord që kemi hyrë në proces Kushtetues. Shqiptarët kanë nevojë që të fokusohemi në emra konkretë. Sigurisht në këtë proces janë shumë palë, është proces parlamentar. Duhet të bashkohemi te figura. Patëm dakordësi me deputetët e PS. Patëm një dakordësi me përfaqësuesit e Partisë Socialiste që ka ardhur koha që të hyjmë në procesin e emrave kokretë, kë duan shqiptarët. Nuk duhet të jetë një process i momentit të fundit dhe i ftoj të gjithë të jemi në përgjegjësinë tonë që ti japim shqiptarëve me prerogativat e Kushtetutës”, tha Idrizi.

Pas takimit me negociatorët e PS, Idrizi del kundër Alibeajt: Duhet President me eksperiencë politike. Dakord me PS që të futemi në…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook