Plas sherri në Vlorë mes nuses e vjehrrës, ndërhyn policia. Njëra prej tyre…

Policia Tep

Marrëdhënia nuse-vjehrrë duket se nuk ka shkuar aspak mirë në një familje në Vlorë.

Policia ka bërë me dije se vjehrra 44 vjeçare është arrestuar, pas denoncimit nga nusja 28-vjeçare se e kishte dhunuar.

Por edhe nusja në këtë rast “nuk ka shpëtuar pa gjë”, pasi është proceduar në gjendje të lirë, po ashtu pasi është denoncuar nga vjehrra për dhunë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasen C. B., 44 vjeçe, banuese në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së djalit, shtetases K. B., 28 vjeçe, banuese në lagjen “Pavarësia”, Vlorë. Gjithashtu, për këtë rast është proceduar në gjendje të lirë dhe shtetasja K. B., sepse ka ushtruar dhunë ndaj shtetases C. B.

Plas sherri në Vlorë mes nuses e vjehrrës, ndërhyn policia. Njëra prej tyre…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook