“Rama s’mund të vendosë për fatet e vendit”, akuzat e forta të Berishës: Serbia po përgatitet për gjenocide të reja

4c7c6128 402f 4fa9 8864 211e15af9750

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit Edi Rama, pas rrëzimit të rezolutës për të dënuar gjenocidin e Srebrenicës në Kuvend.

Berisha e ka vlerësuar kryeministrin Rama si vasal të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ndërsa shtoi se Rama nuk mund të vendosë për fatet e një vendi.

“Krime të rënda shtetërore rëndojnë mbi. Merrni pak viktimat e Thumanës, shpirtrat e tyre kërkojnë drejtësi. Edi Rama dhe punonjësit e tij i lanë sikur të mos ishin njerëz në pallatet e shkatërruara. A janë këto krime të mirëfillta për të cilat sot nuk ka asnjë përgjegjës sepse i mbulon Edi Rama sepse kontrollon drejtësinë Edi Rama. A është ku një standard Europian, kërkon t’i emërojnë të tjerët kryetarin e Komunitetit Mysliman apo kryetarin e Opozitës. Ky nuk mund të luajë me fatet  e këtij, dhe Vasal i Aleksandër Vuçiç. Tronditës ishte lajmi i cili vjen në tërësinë e vendeve që janë në luftë civile. Ka pasur më shumë vdekje se lindje dhe kjo është vepër e Edi Ramës synimi i largimit të shqiptarëve. Kanë lindur rreth dy mijë fëmijë më pak dhe ky është një poshtërim për shqiptar.”, tha Berisha.

Pyetja: Risjellja në vëmendje e kësaj rezolute pas kaq vitesh po nxit konfliktit mes Ballkanit?

Berisha: S’ka pasur vetëm nga Kosova për mosvotim, ka pasur nga mbarë bota, ishte tronditëse e paimagjinueshme. Para dhjetëra mijëra nënave dhe motrave boshjake që ende ka prej tyre që nuk kanë gjetur eshtrat. Shqiptarët kanë bërë luftë të shkëlqyer në Bosnjë, por sot ka një regjim kriminel pa ndërgjegje njerëzore,. Kjo ka ushtuar , përkundrazi kjo rezolutë është ndërgjegjësues. Përse po armatoset Serbia? Po përgatitet për gjenocide të reja.

Arena e Lajmit

“Rama s’mund të vendosë për fatet e vendit”, akuzat e forta të Berishës: Serbia po përgatitet për gjenocide të reja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook