Shqetësime për kuqezinjtë, Verona-Milan i besohet arbitrit me çantën e…Interit

Në ndeshjen e së dielës mes Veronës dhe Milanit është zgjedhur për të arbitruar Daniele Doveri. Ai ka vënë drejtësi në 15 ndeshje të Veronës ku bilanci tregon dy fitore, 4 barazime dhe plot nëntë humbje.

4324

Në kampionatin e sivjetshëm ai ka qenë i pranishëm në barazimet me Xhenoan dhe Fiorentinën, por edhe në humbjen kundër Napolit në shtëpi. Disi më pozitiv bilanci i Doverit me Milanin të cilin e ka arbitruar në 24 raste. Vetëm katër humbje për kuqezinjtë, teksa 7 janë barazimet dhe 13 fitoret.

Në kampionatin aktual, 44-vjeçari ka arbitruar barazimet e “Djallit, në atë me Interin në fazën e parë, por edhe ndaj Juventusit dhe Torinos. Në takimin me këta të fundit, Doveri u mohoi djemve të Piolit një penallti të dukshme për faull të Singos ndaj Teo Hernandezit.

SHQETËSIMI I TIFOZËVE

Teksa bilanci me kuqezinjtë është pozitiv, ajo që shqetëson tifozët e Milanit është “feja” futbollistike e Doverit. Në janar të këtij viti, pas finales së Superkupës së Italisë mes Juves dhe Interit, ky arbitër u pikas në aeroport me një valixhe ku spikaste stema e zikaltërve.

Shqetësimi i ambienteve milaniste është legjitim pasi gara për titull mund të penalizohet rishtazi nga “këmishat e zeza” të cilat në këtë sezon e kanë goditur Milanin në disa raste e me situata flagrante.

Ndërkohë, nuk duhet harruar se Doveri nuk përmbahet as me kartonët kur përballë ka lojtarë të Milanit. 43 të tillë në fytyrë të kuqezinjve.

Arena e Lajmit


Shqetësime për kuqezinjtë, Verona-Milan i besohet arbitrit me çantën e…Interit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook