Te Bajerni nis operacioni “fshesa”, vetëm 3 të paprekshëm për Gjermanët

Zhgënjimi duhet të ishte zhdukur tash më pas dy ditësh të lumtura në Ibiza, por siç është me “hangover”-in: problemet nuk largohen, thjesht i harroni ato për pak kohë. Kjo vlen edhe për yjet e Bajernit.

Bajerni goli

Trajneri Julian Nagelsman kërkoi sërish stërvitje të martën pasdite edhe për ekipin e festës, dhe kjo si për inat për largimin e tyre. Paraqitjet e dobëta në Mainc nuk ishin ndryshe nga ato të 2-4 në Bohum, 0-5 në Gladbah, 1-2 në Augsburg, 0-1 në Vijareal, 1-1 në Salcburg. Bajerni e ka humbur kontrollin shumë shpesh këtë sezon.

Trajneri gjerman paralajmëroi ndryshime duke krahasuar menaxhimin e klubit me një kompani, duke thënë se ka nevojë për ndryshime edhe nëse gjërat shkojnë mirë. Por bavarezët kanë pak lojtarë cilësorë në skuadër. Përveç Kimishit, Leon Goreckës, Levandovskit, Mylerit dhe Nojerit, pjesa tjetër është e lëkundur dhe nuk ofron garanci.

Ndërkohë që Serge Gnabri nuk e ka pranuar ende ofertën e Bajernit për të zgjatur përtej vitit 2023 pavarësisht rritjes së konsiderueshme të ofertës së klubit. Prandaj, anësori mund të shitet gjatë verës. Marc Roka, Bouna Sar dhe Omar Riçards janë gjithashtu kandidatë për t’u larguar. Korentin Tolisosë nuk do t’i ofrohet një kontratë e re.

Do të jetë gjithashtu e ngushtë për portierin zëvendësues Sven Ulraish nëse Bajerni gjen një portier të dytë. Problemi më i madh i bavarezëve janë detajet e shumta personale të paqarta. Me përjashtim të Tomas Mylerit, i cili ka zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2024, shumë detaje personale janë ende të hapura për shumë lojtarë.

Asnjë marrëveshje nuk është arritur ende me Manuel Nojerin për një rinovim edhe pse zërat në media e bëjnë të kryer faktin se kapiteni do të qëndrojë edhe dy sezone të tjera.

LEVA, NË DYSHIM

Është gjithashtu e paqartë se si do të vazhdojnë gjërat me Robert Levandovskin. Nëse sulmuesi më i mirë shitet pas këtij sezoni, Bajerni do të përballet me një pikë kthese. Por gjetja e një zëvendësuesi për polakun do të jetë një sfidë e vërtetë për Salihamixhiçin dhe Oliver Kahn.

Nagelsmani gjithashtu ka nevojë për një plan për talentet. Si do ta zhvillojë ai Jamal Musialën, Josip Stanisiçin, Tangui Nianzunë, Gabriel Vidoviçin dhe Paul Vanerin?

Dhe si do t’i menaxhojë ai Leroi Sanenë, Dajot Upameçanon dhe Marsel Sabicerin në një nivel vazhdimisht të lartë?

E sigurt është që asnjë përveç atyre që kanë rinovuar, Kimish dhe Gorecka, nuk është i paprekshëm në merkaton e radhës, përfshi këtu edhe vetë trajnerin Nagelsman.

Arena e Lajmit


Te Bajerni nis operacioni “fshesa”, vetëm 3 të paprekshëm për Gjermanët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook