VIDEO/ Rrengu i tifozëve të Tiranës para derbit, “zhdukin” Partizanin nga stadiumi

Rivaliteti mes Partizanit dhe Tiranës shoqërohet gjithmonë edhe me spektaklin e tifozerive në tribuna, apo edhe me parullat e thumbimet që i bëjnë njëra-tjetrës. Sot, tifozët e Tiranës kanë gjetur një mënyrë origjinale për t’u bërë një rreng kundërshtarëve të skuadrës së kuqe.

tifozet

Pak minuta para fillimit të sfidës në “Elbasan Arena”, tifozët e Tiranës kanë përfunduara nga fakti se në tribunën ku janë vendosur pas portës, gjendet edhe tabela e madhe elektronike e stadiumit.

Një prej tyre ka hipur në shkallët pranë kësaj tabele dhe ka shpalosur një logo të madhe me shifrat 1920 që i përkasin themelimit të klubit të Tiranës, mbi pjesën e ekranit ku ishte logo e Partizanit për sfidën. Një rreng i vogël që është përshëndetur me duartrokitje nga mbështetësit bardheblu në tribunën pas porte e me siguri nuk u ka pëlqyer atyre të Partizanit të pozicionuar nga ana tjetër e stadiumit.

VLADIMIR MEMA – Arena e Lajmit


VIDEO/ Rrengu i tifozëve të Tiranës para derbit, “zhdukin” Partizanin nga stadiumi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook