Vidhet linja e tensionit të lartë në Gramsh, dy fshatra mbeten pa energji elektrike

B052a8fd 2b6d 49ee 954a Dcd1afe3cdd4

Ka mjaftuar vetëm pak minuta stuhi,  erë e fortë, e cila ka bërë të mundur stakimin e tensionit të lartë, duke favorizuar disa persona për të vjedhur linjat e tensionit të lartë në Gramsh.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të fshatit Kukur ku dy ditë më parë autorët të favorizuar edhe nga errësira kanë mundur të vjedhin një gjatësi të konsiderueshme teli të tensionit të lartë me material bakër, të cilin autorët mund ta shesin për skrap.

Sipas banorëve është njoftuar policia por ende nuk ka asnjë të ndaluar për këtë vjedhje, ndërsa dy fshatra kanë mbetur pa energji elektrike./BalkanWeb

 

 

Vidhet linja e tensionit të lartë në Gramsh, dy fshatra mbeten pa energji elektrike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook