“Duam titullin”, Zhiru karikon kuqezinjtë: Milani qershia mbi tortën e karrierës

Këtë sezon ka shënuar 12 gola në 35 ndeshje që i vlejtën për rikthimin në kombëtaren e Francës ku është tre gola larg rekordit të Tierri Henrisë si golashënuesi më i mirë i “Gjelave”.

ZHIRU

Teksa me Milanin përgatit transfertën e Veronës, Olivie Zhiru ka dhënë një intervistë për bashkëkombësit e “L’Equipe”. Versioni i plotë do të publikohet sot, por ndërkohë janë zbuluar disa pjesë të saj.

Duke parë ndeshjet e fundit, po duket sikur Milani nuk vdes kurrë…

Kemi cilësi dhe unë jam mësuar sepse i shoh çdo ditë. Çdo gjë që kemi arritur e kemi merituar duke treguar vlera në këto sezonet e fundit. Rëndësi ka që të vijojmë në takimet e radhës me të njëjtën vendosmëri. Nuk jemi të përsosur, por kemi një frymë grupi e cila më bën krenar.

Si mendoni se do të shkojë ky kampionat?

Për mua rëndësi ka ta mbyllim pa pengje. Derbin e nisëm me qasjen e gabuar e po ashtu Lacion, megjithatë në “Olimpico” skuadra reagoi dhe mundësoi fitoren e një ndeshjeje të rëndësishme. Ndaj Fiorentinës po ashtu vuajtëm, por ia dolëm mbanë. Rezultati ishte me peshë, por do të duhet t’i përjetojmë të gjitha ndeshjet me këtë frymë deri në fund.

Përse keni kaq shumë vështirësi me ekipet e mbyllura?

Kushdo që luan kundër nesh mbrohet fort dhe tenton të gjejë hapësirën për të na goditur. Vështirësitë me ekipet e mbyllura i kanë të gjithë, por ndaj Veronës do të duhet të tregojmë se sa vlejmë.

Ndaj Fiorentinës festuat aq shumë…

Kjo ndodh sepse po përjetojmë emocione dhe që kemi kënaqësinë t’i ndajmë me tifozët tanë fantastikë, jo vetëm për numrin e tyre, por edhe për mënyrën se si na inkurajojnë. Kur fitohen ndeshje si ajo është e drejtë të festojmë së bashku, por ajo që ka rëndësi tani është ndeshja e radhës.

A do të kishit nënshkruar në fillim të sezonit për një garë kokë më kokë me Interin?

Sezonin e nisëm me synimin për të përmirësuar kampionatin e kaluar, tani kemi 5 pikë më shumë. Jemi në majë, por duam të jemi aty në javën e fundit. Duam të përpiqemi t’i fitojmë të gjitha, por për mua Milani është si një qershi mbi tortën e karrierës.

Do të jeni ju apo Ibra faktori?

Shpresoj që të fitojmë pavarësisht se cili prej nesh do të jetë. Për sa kohë skuadra fiton nuk ka rëndësi se cili e dërgon topin në rrjetë.

Arena e Lajmit


“Duam titullin”, Zhiru karikon kuqezinjtë: Milani qershia mbi tortën e karrierës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook