Nëse do të gjenim një përcaktim stilit të ministres së Financave, do të ishte fare e lehtë. E zeza është ngjyra që e përshkruan më së miri “look”-un që ajo zgjedh.
Thuajse në çdo dalje të sajën, Delina Ibrahimaj zgjedh kombinimin e së zezës me të bardhën, duke u radhitur te politikanet klasike. E nuk do të përbënte ndryshim as kjo e enjte, teksa Ibrahimaj është shfaqur në seancën plenare me “uniformën” e saj që përmban xhaketën e zezë dhe pantallonat serioze.
Një zgjedhje kjo e vështirë për ditët e nxehta, por gjithnjë një kombinim efektiv që i shkon për shtat një zyrtareje të lartë.