Interesim nga Seria A, Premier dhe Bundesliga për Keidi Baren. Mesfushori ulet në tavolinën e bisedimeve për një rrogë më të mirë

Keidi Bare ka shkëlqyer në vitin e tij të parë në La Liga. Kush ka pasur dyshime për aftësitë e futbollistit shqiptar, duhet të ketë ndërruar shpejt mendje pasi mesfushori është kthyer në një nga pikat fikse të formacionit të Espanjol. Dhe tani, ka ardhur momentet që të marrë frytet e kësaj paraqitje të shkëlqyer që ka bërë në vitin e tij të parë në elitën e futbollit spanjoll.

bare

E përditshmja “AS” ka bërë të ditur se Bare ka tërhequr interesin e klubeve nga Seria A, Bundeliga dhe Premier Liga. Një interesim që ka vënë në lëvizje Espanjolin, që tani është gati ta paguajë më shumë.

Bare nënshkroi me klubin dy vite më parë, por në kushte krejtësisht të ndryshme pasi asokohe Espanjol mund të shpenzonte 2 milionë euro për ta blerë nga Malaga, por jo për t’i dhënë një rrogë të nivelit të lartë. Kështu, ai pranoi rrogën minimale te klubi katalanas, në mënyrë që të regjistrohej në kampionat dhe me një rrogë të tillë, duke qenë ndër më pak të paguarit në klub, ka luajtur në dy sezonet e fundit.

Mesfushori ka kontrate dhe për dy vite të tjera me klubin, i cili ka vendosur që të shpërblejë paraqitjet e tij me një përmirësim të ndjeshëm të rrogës, e ndoshta edhe me zgjatjen e marrëveshjes ekzistuese meqë tashmë financat ia lejojnë. Sipas “AS”, palët do të ulen së shpejti në tavolinën e bisedimeve, me Espanjol që do të përmirësojë pagën e Bares, pasi e mendon të arsyeshme që t’i japë fund trajtimit financiar në nivele të ulëta të një lojtari i cili është kthyer një ndër idhujt e tifozerisë. Një lëvizje për të shmangur edhe ndonjë konkretizim interesi nga skuadrat jashtë Spanjës që e monitorojnë, e për të garantuar që 24-vjecari të mbetet pjesë e projektit të katalanasve.

Arena e Lajmit


Interesim nga Seria A, Premier dhe Bundesliga për Keidi Baren. Mesfushori ulet në tavolinën e bisedimeve për një rrogë më të mirë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook