Kujtimet si zikaltër, Samuel Eto: Në 2010-ën kishte burra, Murinjo më vret nëse i bëj…

Samuel Eto është kthyer të flasë për kujtimet e tij si zikaltër dhe ka krahasuar Interin e tij me Barcelonën, pa lënë mënjanë edhe Zhoze Murinjon.

Eto Murinjo

“Ne ishim të bindur që kishim skuadrën e duhur për të luftuar në 2010 dhe vetëm ky ka qenë ndryshimi mes nesh dhe Barcelonës. Interi kishte një skuadër burrash, nuk kishte të bënte me cilësinë. Ne ishim ushtarët më të mirë të atij viti. Murinjo? Nëse i bëj komplimente Zhozesë tani, më vret.

Është duke menduar vetëm për të gjetur strategjinë që do ta çojë te trofeu. Po pres të fitojë, pastaj t’i shkruaj, sepse jam i sigurt që do të fitojë”, përfundoi Samuel Eto, sot në rolin e presidentit të Federatës Kamerunase të Futbollit.

Arena e Lajmit


Kujtimet si zikaltër, Samuel Eto: Në 2010-ën kishte burra, Murinjo më vret nëse i bëj…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook