“Kukësi i çuditshëm në 2022-shin, të gjithë kanë faj”, Ylli Shameti: Nëse duan Europën…

Ylli Shameti është ndër ata që vazhdon ta ketë ende në zemër Kukësin, pasi në këtë klub ka kaluar eksperiencën e tij më të bukur të karrierës sportive, ku mbajti shiritin e kapitenit dhe fitoi titullin kampion. Në një intervistë enkas për “Panorama Sport”, ish-mbrojtësi i verilindorëve analizon ecurinë e dobët të skuadrës në javët e fundit që i ka vënë në rrezik Europën. Ai e konsideron vitin 2022 si të çuditshëm, ndërsa fajtorë i konsideron të gjithë, por vë në dukje mungesën e eksperiencës dhe merkaton e dobët, pa harruar as problemet në prapavijë. Ai e sheh sfidën me Vllazninë si shansin e fundit, ku skuadra duhet të kërkojë patjetër tri pikët dhe ka besim se deri në fund Kukësi do ta synojë një vend në Europë.

SHAMETI

Ylli, çfarë po ndodh me Kukësin?

Sinqerisht kam menduar tjetër trajektore për këtë ekip, sepse i dha shenjat në fillim të kampionatit. Por, 2022-shi ishte i çuditshëm për ta.

E prisnit një rënie kaq drastike?

Siç e thashë më lart, të kesh këtë handikap ose ke çeduar në merkato, ose ke çeduar në drejtim. Ekzaktësisht nuk e di, por mendoj se mungesa e eksperiencës dhe merkatoja e dobët kanë bërë efektet e veta.

Ku gaboi skuadra që nuk po merr rezultatet?

Në momente kritike të sezonit nuk kanë ditur të zgjidhin situatat si grup apo lojtarë të veçantë.

Cilin shihni si shkaktar kryesor për këto rezultate?

Kur diçka nuk shkon mirë, atëherë të gjithë kanë faj. Futbolli është një lojë grupi, kështu që çdokush ka faj, dikush më shumë, dikush më pak.

Këtë javë ndeshje vendimtare me Vllazninë. Si e prisni?

Mendoj se nëse duan të shkojnë në Europë dhe të mos e quajnë dështim sezonin, duhet të dalin me tri pikë. Në këto momente çdo pikë e humbur është regres në klasifikim.

Çfarë duhet të ndryshojë skuadra në javët e mbetura?

Shpirti i garës dhe pa diskutim ekuilibri në fazën difensive. Drejt fitores shkohet duke qenë të mirë vendosur në mbrojtje, pastaj duke parë nga sulmi. Pësimi i shumë golave sjell situata jo të mira.

Sa besim keni se mund ta arrijnë Europën?

Nëse fitojnë me Vllazninë, atëherë mendoj se janë në rrugë të mbarë, sepse edhe psikologjia e ekipit rritet.

VLADIMIR MEMA – Arena e Lajmit


“Kukësi i çuditshëm në 2022-shin, të gjithë kanë faj”, Ylli Shameti: Nëse duan Europën…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook