Stefano Pioli i ka idetë e qarta se çfarë i duhet Mianit të tij për të fituar titullin kampion. “Përqendrim dhe vendosmëri”, kjo është formula e duhur sipas teknikut, i cili në konferencën për shtyp ka shpjeguar se ekipi po e bën një gjë të tillë.
“Kjo javë u përjetua si të tjerat, tani jemi në një pikë ku çdo ndeshje ka rëndësi. Përballojmë një kundërshtar që ka bërë një pjesë të dytë kampionati të madhe, por jemi të ndërgjegjshëm që kemi fituar më shumë ndërgjegjësim dhe besim. Tani duhet të tregojmë që nuk jemi vetëm të aftë, por edhe më të mirët. Shoh te skuadra dy karakteristika të rëndësishme që janë përqendrimi dhe vendosmëria. Jemi të motivuar, lojtarët janë të motivuar”, tha Pioli.
I pyetur nëse kishte parë përmbysjen e Interit ndaj Empolit, Pioli injoroi rivalët direkt për titull të cilët e kanë kapërcyer Milanin e tij në këto momente në renditje. “Nuk më intereson më nëse luajmë më para apo më pas rivalëve. Ne e dimë atë që duam, pikët që na mungojnë. A ndoqa Interin? Dje pasdite pashë stërvitjen tonë dhe pasta një ndeshje të madhe tenisi. Alkaraz është një fenomen”, tha Pioli.
Arena e Lajmit