“The Sun” zbulon ofertën për Armando Brojën: Kështu mund të luajë edhe në Europë

E ardhmja e Armando Brojës pas përfundimit të këtij sezoni mund të mos jetë as te Çelsi dhe as te Sauthempton. Edhe pse lojtari dëshiron të jetë pjesë e londinezëve, në akademinë e të cilëve u rrit, nuk ka ende asnjë siguri me ndryshimin e pronarëve të klubit të cilët mund të kenë plane të tjera.

broja

Prestigjiozja britanike “The Sun” ka zbuluar se cilat janë hipotezat më të mundshme për sulmuesin shqiptar, të cilin mund ta tërheqë ideja për të provuar veten edhe në arenën ndërkombëtare, në një klub ku mund të luajë në kompeticionet e UEFA-s. Sipas “The Sun”, klubi i Uest Hem, do të bëjë një ofertë konkrete në verë për futbollistin e n shqiptar, të cilin u mundua ta blinte edhe në merkaton e janarit por pa shumë sukses.

David Mojes, trajneri i Uest Hem, ndjek prej kohësh futbollistin shqiptar dhe ka kërkuar një sforco ekonomike nga klubi për të siguruar kartonin e 20-vjeçarit. Ky do të ishte një transferim në një nivel pak më të lartë se te Sauthempton, ku objektivi është mbijetesa dhe renditja mes 10 skuadrave më të mira. Ndërsa te Uest Hem, mund të luajë në Ligën e Konferencës nëse ekipi mban deri në fund vendin e 7 në renditjen e kampionatit.

Arsenali dhe Borusia Dortmund janë përfolur shpesh si admirues të talentit shqiptar, por asnjë nga këto klube nuk ka bërë një hap konkret për të siguruar firmën e tij nga Çelsi që zotëron kartonin e Brojës.

Arena e Lajmit


“The Sun” zbulon ofertën për Armando Brojën: Kështu mund të luajë edhe në Europë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook