VIDEO/ Drejt e në trekëndësh, goli i sezonit vjen nga… Kategoria e Parë

Tërbuni ka arritur të marrë një tre pikësh të çmuar duke fituar me rezultatin 2-0 në shtëpi ndaj Korabit, në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt të Kategorisë së Parë.

bandicam 2022-05-08 11-06-08-201

Ajo që ra më shumë në sy në këtë sfidë ishte goli i parë i takimit, ku Armaldo Mezini realizoi një “perlë” të vërtetë nga distanca ku topi përfundoi drejt e në trekëndësh.

Një super realizim që me shumë mundësi mund të rezultojë edhe si goli i sezonit në Kategorinë e Parë.

Për 27-vjeçarin, Mezini ky ishte goli i tretë i shënuar për këtë sezon në 28 ndeshje ku ka dhënë dhe tre asist për shokët e skuadrës.

Një fakt interesant është se të 3-ja golat, mesfushori i ka shënuar të gjitha nga distanca e largët.

Si Korabi po ashtu edhe Tërbuni e mbyllën këtë sezon të rregullt në zonën “Play-Off”, respektivisht në vendet 3 dhe 5 dhe janë në lojë për të luajtur shansin e tyre për t’iu bashkuar Kategorisë Superiore.

– Arena e Lajmit


VIDEO/ Drejt e në trekëndësh, goli i sezonit vjen nga… Kategoria e Parë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook