Artisti i njohur jep lajmin e trishtë: Vajza ime 29-vjeçare ka ndërruar jetë

Artisti Master P ka ndarë lajmi e trishtë se vajza e tij Tytyana Miller ka ndërruar jetë në moshën 29 vjeçare.

Artisti dhe producenti e bëri të ditur lajmin përmes një postimi në Instagram ku shkruan: “Familja jonë po përballet me një pikëllim të madh për humbjen e vajzës sime Tytyana. Ne kërkojmë me respekt pak privatësi në mënyrë që familja jonë të mund të pikëllohet. Ne vlerësojmë të gjitha lutjet dhe dashurinë tuaj. Sëmundja mendore dhe abuzimi me substancat janë një çështje e vërtetë për të cilën nuk mund të kemi frikë të flasim. Me Zotin, ne do ta kalojmë këtë. #MyAngel.”

Tatyana po përballej me probleme të shëndetit mendor dhe abuzonte me substanca narkotike, megjithatë nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes së saj. Vëllai i Tytyanës, Romeo Miller, gjithashtu bëri homazhe për motrën e tij.

“Familja jonë po përballet me një pikëllim të madh për humbjen e motrës sime të vogël Tytyana”, shkruan ai në rrjetet sociale.

 “Ne kërkojmë me respekt pak privatësi në mënyrë që familja jonë të mund të pikëllohet. Ne i vlerësojmë të gjitha lutjet, dashurinë dhe mbështetjen, dhe megjithëse këto janë kohë të trishtueshme, unë jam gjithmonë mirënjohës për kujtimet që kam pasur me motrën time të mrekullueshme. Jeta është e shkurtër. E di që ajo është në një farë mënyre vend më i mirë dhe më në fund në paqe. Zoti e bekoftë. -RM”- përfundon ai.

Tytyana u shfaq në “Growing Up Hip-Hop” në vitin 2016, ku ajo dokumentoi luftën e saj me abuzimin me substancat. Ajo gjithashtu luajti në filmin “A Mother’s Choice” në 2017.

Artisti i njohur jep lajmin e trishtë: Vajza ime 29-vjeçare ka ndërruar jetë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook