Superliga e basketbollit të meshkujve ka mësuar ekipet finaliste të edicionit 2021-2022. Seria e finaleve do të shohë përballë Teutën dhe Vllazninë, skuadra që i mbyllën llogaritë e gjysmëfinaleve që me dy ndeshjet e para.
Falë fitores së thellë kundër Kamzës 66-116 (11-33, 20-31, 14-29, 21-26), kampionët në fuqi e vulosën 2-0 serinë e gjysmëfinaleve në palestrën e Bathores. Ndërkohë Vllaznia mundi për herë të dytë brenda pak Tiranën, këtë herë në Shkodër, pas një ndeshjeje të luftuar që u mbyll në shifrat 71-69 (20-18, 11-17, 23-15, 17-19) në favor të kuqebluve.
ARTIN LLESHAJ – Arena e Lajmit